Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kritika qeverisë:Ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të menaxhuar situatën

2020/04/22 at 12:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Partia Demokratike vijon të hedh akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si po e menaxhon situatën e krijuar në vendin tonë nga koronavirusi.


Ish-deputetja e kësaj partie, Orjola Pampuri është shprehur në një dalje për mediat se përkeqësimi i situatës me fasoneritë tregon dështimin e mazhorancës.

Sipas saj, qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Pampuri ka thënë se gjobat ndaj bizneseve të fasonerive, që punësojnë rreth 70 mijë persona është mënyra e gabuar për të menaxhuar situatën,  ndërsa shton se duhet mbyllja e tyre e shoqëruar me një mbështetje financiare.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e Partisë Demokratike se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit.

Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike.

Brenda pak ditësh, një person i vetëm ka kontaminuar 86 të tjerë, duke na faktuar 3 gjëra të rëndësishme:

  1. Se virusi ka aftësinë të përhapet me shpejtësi
  2. Se fasoneritë, si vend me perqendrim të lartë, janë vendi ideal për përhapjen e virusit.
  3. Se qeveria është përgjegjësja kryesore për situatën e krijuar.

Qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. Ne ia kërkuam këtë, bizneset kanë mbajtur të njëjtin qendrim, por Edi Rama ka kundërshtuar me kokëfortësi, pa dhënë asnjë argument.

Rezultati i kësaj vendimarrje të gabuar është 86 persona të infektuar me koronavirus vetëm nga një kontakt që punon në një fasoneri në Krujë.

Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara.

Gjobat ndaj bizneseve të fasonerive, që punësojnë rreth 70 mijë gra e vajza është mënyra e gabuar për të menaxhuar situatën. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mirë!

Është e pandershme nga ana e Edi Ramës që  përdor dy standarde të ndryshme për të njëjtën situatë. Për sigurinë e vetes, të familjes dhe bashkëpunëtoreve të tij, Rama përdor komunikimin online, ndërsa mijëra gra e vajza, si dhe familjet e tyre i ka lënë nën terrorin psokologjik të infeksionit në vendet e punës.

Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anullimi i pagesave për inceneratorët,  Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive.

Ndihmon që virusi të mos përhapet dhe biznesi të mos falimentojë.

Ne nuk do të lodhemi duke e përsëritur këtë gjë. Për ne është e rëndësishme që të ndërpritet zinxhiri i infektimeve. Që 18 personat e infektuar në Krujë, në Kurbin, në Shkodër, në Durrës e  kudo ku ka fasoneri të mos bëhen 28, 48 apo 248.

Shqiptarët nuk e meritojnë ta paguajnë kaq shtrenjtë dështimin spektakolar të një qeverie dhe një kryeministri që kujdesen vetëm si të ruajnë paratë e vjedhura me koncesione dhe tendera sekrete.

Partia Demorkatike do të ketë më vonë një  denoncim tjetër ku sjell fakte të një skandali të madh e të rrezikshëm për shëndetin me tenderat sekretë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
“Një testim blihet nga qeveria 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut”

A është krijuar koronavirusi në laborator, çfarë deklaron OBSH

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta i drejtohet me letër Ruçit dhe Ramës

COVID-19, Meta dekreton ndryshimet e Kodit Penal

Çfarë note i vendos Ramës? Meta: Nuk ka ardhur qershori, koha e provimeve
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com