Partia Demokratike kërkon që të përjashtohet kryeministri Edi Rama nga Kuvendi, për shkak të fjalorit të tij të ulët të përdorur gjatë seancës së term.
Sipas PD-së, sjellja e Ramës sot në Kuvend ka qenë e paprecedentë dhe gjuha që ai ka përdorur cenon dinjitetin e deputetëve.
Në kërkesën e PD-së thuhet se Rama ka shkelur nenin 62 të rregullores së Kuvendit dhe duhet të përjashtohet për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.