Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se ka përfituar fonde publike në shkelje të Kushtetutës.
14 firmëtarët demokratë i kërkojnë trupës së Kushtetueses që të zgjidhë konfliktin ndërmjet Kuvendit dhe deputetëve kërkues.
Ata kërkojnë nga togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese që të bëjë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të 30 Janarit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.Deputetët e opozitës kërkojnë gjithashtu edhe detyrimin e Kuvendit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Sinaj.