Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kërkesë KQZ: Të votohet edhe me mjete ID të skaduara! 600 mijë qytetarë nuk kanë…

2025/05/05 at 10:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare, PD i ka bërë kërkesë KQZ dhe Ministrisë së Brendshme që të merren masa për të mundësuar votimin të qytetarëve me mjete ID të skaduara.


Përmes një kërkese zyrtare, PD njofton se një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë me të drejtë vote rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike.

Dokumenti:

Të nderuar,

– Komisinerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan CELIBASHI Adresa: Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, 1001, Tiranë.

-Ministrit të Brendshëm, Z. Ervin HOXHA

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001, Tiranë.

– Këshillit të Ministrave, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Engell Agaçi

Adresa: Bulevardi “Dëshmorëte Kombit”, Nr. 1, 1001, Tiranë.

MBI MARRJEN E MASAVE PËR ZGJATJEN ME VKM TË VLEFSHMËRISË SË DOKUMENTAVE TË IDENTIFIKIMIT ID DHE PASAPORTAVE TË SKADUARA TË SHTETASVE SHQIPTARË, PËR EFEKT TË VOTIMIT NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË 11 MAJIT 2025.

Z. Franci NURI, përfaqësuesi ligjor i Koalicionit PD-ASHM në KQZ.

Në referim të të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si dhe në përputhje me shqetësimet e ngritura nga qytetarë dhe aktorë të ndryshëm, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të ndërmarrë masat përkatëse formalo-proceduriale me qëllim garantimin e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për të votuar të shtetasve shqiptarë të cilëve dokumentat ID apo Pasaporta mund t’u ketë skaduar.

Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë me të drejtë vote rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike. Për të shmangur përsëritjen e rasteve të papranueshme, si ai i konstatuar në zonën e Himarës gjatë vitit 2024, ku me mijëra qytetarë me të drejtë vote nuk patën mundësi të marrin pjesë në zgjedhje për arsye të kësaj natyre, kërkojmë ndërhyrjen tuaj urgjente. Sipas informacioneve tona, përllogariten rreth 600.000 shtetas shqiptarë në mbi 3.7 milion zgjedhës prezentë në listat e votimit, të cilët i kanë të pa-rinovuara dokumentat ID ose Pasaportat.

Konkretisht, nisur nga kjo situatë, propozojmë që të shqyrtohet mundësia ligjore për shtyrjen e përkohshme të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (ID kartë dhe pasaportë) për të gjithë shtetasit shqiptarë me banim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në përfundim të procesit të votimit më datë 11 maj 2025. Kjo praktikë është ndjekur nga ana juaj edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, hera e fundit ishte në Maj të 2023.

Ky akt do të shërbente si garanci për respektimin e së drejtës për të votuar, e cila nuk duhet të cenohet nga vështirësi administrative apo pengesa burokratike të natyrës dokumentare.

Në pritje të reagimit dhe veprimeve tuaja, për angazhimin në funksion të integritetit dhe gjithëpërfshirjes së procesit zgjedhor.



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Ajola Xoxa paraqitet sot në SPAK me kërkesë të prokurorisë

Ajola Xoxa paraqitet sot në SPAK me kërkesë të prokurorisë

Rama mesazh zgjedhësve në Greqi: Merrni zarfat, të mos e lënë pa përdorur mundësinë…

Rama mesazh zgjedhësve në Greqi: Merrni zarfat, të mos e lënë pa përdorur mundësinë…

U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja

U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com