Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ja si është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro

2018/12/27 at 2:44 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ja si është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro

Partia Demokratike i është përgjigjur me një deklaratë padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për kreun e PD Lulzim Basha dhe deputeten Jorida Tabaku.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa tha se roli prej budallai dhe loja me paditë politike me shpresën për të larguar vëmendjen nga skandali, nuk e shpëtojnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas PD, Veliaj kapet në flagrancë duke gënjyer për ndryshimin e shtratit të Lumit të Lanës.

“Një vit më parë deklaroi nisjen e punimeve. Pas zbulimit të skandalit tha se projekti nuk është emergjencë për bashkinë. Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës”,- tha zëdhënësja Zhupa.

DEKLARATË PD, INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE

Bashkia e Tiranës bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit luksoz 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego.

Përveç mashtrimeve të tjera, Bashkia tha se projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani. Por ky pohim kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt.

Bashkia ka dy alternativa. Ose të pranojë se kryetari Erion Veliaj gënjeu dje kur tha se nuk ka emergjencë ose të pranojë se Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët një vit më parë.

Në çdo rast mbetet fakt i pandryshueshëm dhe i pamohueshëm se Erion Veliaj dhe Edi Rama firmosën në Planin e ndryshuar Urbanistik të Tiranës, zhvendosjen e Lumit të Lanës me qëllim që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës.

Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës.

Kjo gjurmë tregon sesi për të mos cënuar projektin e trafikantit të drogës, u planifikua zhvendosja e Lanës mbi territorin ku ndodhen shtëpitë e 200 familjeve.

Në vend që të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj duhet t’i përgjigjet pyetjes për të cilën hesht që nga zbulimi i skandalit: Pse ai firmosi Planin për zhvendosjen e Lumit të Lanës?

Roli prej budallai dhe loja me paditë politike me shpresën për të larguar vëmendjen nga skandali, nuk e shpëtojnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga pyetja që tani e bëjnë shumë njerëz në Tiranë: Sa është pjesa e Erion Veliajt në projektin rezidencial 60 milionë euro që e detyroi atë të ndryshojë planin urban të Tiranës dhe të zhvendosë Lanën në favor të projektit të trafikantit të dënuar të drogës Edmond Bego?

Etiketa: devijuar lanaPDprojekti 60 milione eurotrafikanti bego

Ju sugjerojmë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Para
Shkolla refuzon regjistrimin e djalit të një deputeti! Ja ku ndodh kjo

Shkolla refuzon regjistrimin e djalit të një deputeti! Ja ku ndodh kjo

Rama apel mjekëve të rinj: Mos ikni, do paguheni sa në Gjermani!

Rama apel mjekëve të rinj: Mos ikni, do paguheni sa në Gjermani!

KLGJ miraton dorëheqjen e ish-kreut të gjykatës së Apelit, Metush Saraçi

KLGJ miraton dorëheqjen e ish-kreut të gjykatës së Apelit, Metush Saraçi

TE FUNDIT

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
1 Nëntor, 2025

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme që sjelllin mot të kthjellët në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com