Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Gati ndryshimet në Kod për emigrantët

2025/01/17 at 3:56 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Gati ndryshimet në Kod për emigrantët

Demokratët kanë gati propozimet për të ndërhyrë në Kodin Elektoral, që sipas tyre i mundëson diasporës votimin në parlamentaret e 11 Majit. Oerd Bylykbashi thotë se amendimet e opozitës që do të dorëzohen me nisjen e sesionit parlamentar i mundësojnë çdo shtetasi shqiptar që nuk ka një dokument identifikimi vendas të votojë me atë të shtetit ku jeton.

“Pra një pasaportë apo një letër njoftim të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara, të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse ata kanë të drejtë të kalojnë kufirin në mënyrë të sigurt, pse ata nuk kanë të drejtë, duke qenë dhe në listën e zgjedhësve të identifikohen për të ushtruar këtë të drejtë nga shtëpia e tyre.”

Bylykbashi thotë se zgjidhje synohet t’i jepet edhe rasteve që lidhen me shtyrjen e afateve të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

“Siç ka ndodhur në vitin 2021 dhe 2023, qeveria të nxjerrë një akt normativ i cili u shtyn afatin të gjithë dokumenteve biometrike të lëshuara, që janë nga viti 2009-të, t’ua zgjasë të paktën vetëm për efekt zgjedhor deri në përfundim të procesit zgjedhor.”

Ajo që përbën shqetësim sipas nënkryetarit të demokratëve është numri i madh i refuzimeve në regjistrim nga ana e KQZ-së përmes platformës PER.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzon rastet kur nuk ka realisht të dhëna të cilat do të mundësojnë votën me postë nga jashtë, por nuk ka të drejtë për të dhënë ti voton, ti nuk voton.”

Ngritjen e zyrave të posaçme nga ana e Partisë Socialiste në diasporë, e cilëson sistem patronazhimi, në shkelje të Kodit Elektoral, ndaj kërkon ndërhyrjen e KQZ, në të kundërt paralajmëron se do ta çojnë këtë çështje në prokurori.

“Është një shkelje flagrante masive e Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera të cilat mbrojnë shtetasin, jo vetëm zgjedhësin në të drejtat e tij”.

E teksa palët larg vëmendjes së medias janë drejt një pakti për ndryshimin e Kodit Elektoral, edhe socialistët pritet të vijnë me propozimet e tyre. Një ndër to është afrimi me 10 ditë i afateve të regjistrimit të subjekteve politike, kandidatëve dhe koalicioneve, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt, për t’i dhënë më shumë kohë postës për kthimin e zarfit me votën e emigrantëve brenda afatit zyrtar.

Gjithashtu pjesë e amendimeve pritet të jetë edhe reflektimi në Kod që koston e kthimit të fletës së votimit ta marrë përsipër shteti dhe jo emigranti./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Video/ 200 forca police në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. U kapën armë, drogë dhe para 

Video/ 200 forca police në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. U kapën armë, drogë dhe para 

Rama apel emigrantëve: Mos e lini “hë sot, hë nesër”! Regjistrohuni në KQZ, keni edhe 46 ditë kohë 

Rama apel emigrantëve: Mos e lini “hë sot, hë nesër”! Regjistrohuni në KQZ, keni edhe 46 ditë kohë 

I akuzuar për korrupsion, ish-kryeministri pakistanez dënohet me 14 vjet burgim

I akuzuar për korrupsion, ish-kryeministri pakistanez dënohet me 14 vjet burgim

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com