PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më 9 nëntor.
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në 5 bashkitë e vendit, në Mat, Vlorë, Cërrik, Berat dhe Tepelenë, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Begaj pas ankimimit të Erion Velijat për shkarkimin e tij.
Emrat e përzgjedhur nga PD për kryetar në këto bashki janë:
Gabriel Guma – Tepelenë
Dionis Sota – Vlorë
Eduart Brahlika – Mat
Amarildo Hoxha – Cërrik