Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD dorëzon në Gjykatën Kushtetusese padinë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës

2022/09/06 at 1:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD dorëzon në Gjykatën Kushtetusese padinë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës

Sikurse e njoftoi ditën e djeshme Enkelejd Alibeaj, deputetët e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.


Në deklaratën e saj për mediat, Dhurata Çupi tha se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua në atë që ajo e cilësoi Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të tij caktonin edhe çmimin.

Ndër të tjera, Çupi tha se, Shqipëria është është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, ndërsa shqiptarët janë më të varfrit në Europë e Rajon.

Deklarata e plotë e Dhurata Çupit

Sot në emër të interesit të qytetarëve, në emër të interesit publik, 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.

Është fakt tashmë që prej muajsh qytetarët shqiptarë janë përballur me abuzimet me çmimet. Shqipëria është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, gazit dhe benzinës. Edhe pse më të varfërit në Europë e Rajon, shqiptarët janë përballur me çmimet abuzive të naftës, gazit dhe benzinës.

Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.

Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cënon konkurencën në treg, që sjell ulje të cmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve.

Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë.

Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetutese shfuqizimin e këtyre ligjeve, mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ne kemi besim që Gjykata Kushtetutese do ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës, dhe nuk do të jetë nën ndikimin e Klubit të Oligarkëve, apo Qeverisë që prej kohësh nuk i shërben qytetarëve, por interesit të një grushti oligarkësh.

Dua të konfirmoj se ne do të jemi krah qytetarëve, në mbrojtje të interesit të tyre. Ulja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit është interes i qytetarëve dhe Qeveria nuk duhet të mbyll sytë përpara abuzimeve. Por për fat të keq, sot shqiptarët qeverisen nga një Kryeministër, që shqetësim të fundit ka hallet e qytetarëve. Prej 9 vitesh tashmë Edi Rama ka provuar katërciprisht që interesi i vetëm i tij është ti shërbëjë një grupi njerëzish, në kurriz të 3 milion shqiptarëve. Ju faleminderit!



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Akuzat e Metës për Bashkinë/Arbana: Opozita nisi sulmet. Zjarrvënia e qëllimshme

Akuzat e Metës për Bashkinë/Arbana: Opozita nisi sulmet. Zjarrvënia e qëllimshme

Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja

Ksamil/Gjendet e vdekur në dhomën e hotelit turistja hungareze

Djegia e tonelatave me plehra në Shijak, Meta: Sulm kimik, u bë qëllimisht natën

Djegia e tonelatave me plehra në Shijak, Meta: Sulm kimik, u bë qëllimisht natën
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com