Partia Demokratike deklaron se makina e djegur dhe policët e plagosur dje gjatë protestës, janë skenar i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shkruan se pas grabitjes në Rinas, ky skenar është suksesi i dytë në tre ditë i Lleshajt. Sipas tij, mazhoranca është e tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve.
Në statusin e tij, Bardhi e quan “Llesh Kimiku”, duke shtuar se opozita është shumica morale dhe politike e këtij vendi.
“Janë të tmerruar nga #bashkimi i shqiptarëve! S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i përdorur në mënyre kriminale kundër qytetarëve. #Turp! Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar. Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës fallco dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë. Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeministër fallco!? Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!”, shkruan Bardhi./Opinion.al