Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka bërë pakt me krimin, teksa ka nxjerrë nga programi i mbrojtjes së deshmitarëve, Arben Kicen, dëshmitarin kyç të cështjes mbi bandën e Lushnjes.
Sipas Partisë Demokratike, dëshmitari nuk gëzon privilegjet e parashikuara në ligj, madje nuk regjistron dot as fëmijët në shkollë.
Opozita e konsideron këtë një tradhëti që i bëhet shtetit, parimeve të tij, drejtësisë dhe një favor ndaj bandës së Aldo Bares.