Partia Demokratike zyrtare ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Lajmi u bë i ditur nga deputeti Kreshnik Çollaku, i cili deklaroi se Kushtetuesja duhet të shqyrtojnë kushtetueshmërinë e kësaj marrëveshjeje.
Ndërkohë një ditë më parë edhe grupimi Bardhi-Berisha bëri me dije se marrëveshja do dërgohet sot në gjykatë me firmën e 28 deputetëve të Partisë Demokratike.