Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon tenderin e parkimeve në QSUT: Për interesa private, spitali po…

2025/08/31 at 11:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet

Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për qendrën më të madhe shëndetësore në vend, QSUT. Sipas deklaratës së zëdhënëses së Vangjelit, në vend që të zgjidhë problemet e mungesës së medikamenteve dhe shërbimeve bazë, qeveria po jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të sistemit shëndetësor publik.

Deklarata e Genta Vangjelit:

Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë.

Pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë qeveria e Edi Ramës i jep sigurisht prioritet ideve të të bërit biznes.

Kështu qendra më e madhe shëndetësore në vend QSUT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse.

Në shtator të vitit të shkuar FSHZH shpalli tenderin me objekt “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shumë nivele në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)”, procedurë e cila u fitua nga Salillari shpk me subjekt mbështetës ASL shpk , kundrejt vlerës 14 milion euro (me tvsh).

Kontrata e parashikuar të realizohet për 24 muaj përfshin dy ndërtesa , një parkim automjetesh 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, si dhe një hotel 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe logjistikës plus 1 kat nën tokë për ambjente teknike në funksion të tij.

Gjasat janë që menaxhimin e parkimit të ri mund ta kryejë Agjencia Ekonomike Mbështetëse e krijuar (në v.2018) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, e drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Në krye të saj qëndron Alfred Dalipi, ish- zv.ministër i Mjedisit dhe ish deputet i PS-së. Kjo agjenci nisi aktivitetin e saj duke vendosur tarifa parkimi në QSUT, dhe tashmë është shndërruar në një strukturë që përveç parkimit të QSUNT menaxhon edhe parkime dhe projekte në të gjithë vendin, si

  • Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, Tropojë
  • në Vermosh, Malësi e Madhe
  • Kompleksi Agroturistik në Belsh
  • Godina e Parkimit në Berat, në Sheshin “Teodor Muzaka”
  • Qendra e Zhvillimit Rajonal në Korçë
  • Godina e Parkimit në Gjirokastër, në Sheshin “Çerçiz Topulli”.

Përmes këtyre projekteve, Agjencia gjeneron miliona euro në kurriz të pasurisë publike. Ndërkohë, QSUT – spitali më i madh i vendit – përballet me mungesë të shërbimeve bazë dhe të hapësirave po përdoren për zona parkimi me pagesë.

Ky është një tjetër shembull i zhvatjes së pasurisë publike dhe i kthimit të institucioneve shëndetësore në biznese private, në kurriz të qytetarëve.

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë dhe ndalimin e menjëhershëm të projekteve që synojnë kthimin e QSUT-së në një qendër fitimprurëse, në vend që të jetë një institucion në shërbim të pacientëve dhe shëndetit publik.

Ju sugjerojmë

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Para
Greqi/ I burgosuri turk hidhet në det nga trageti gjatë shoqërimit nga policia

Greqi/ I burgosuri turk hidhet në det nga trageti gjatë shoqërimit nga policia

Nënkryetari i bashkisë Tiranë,Sulaj inspekton ndërtimin e shkollës së re në Bërzhitë

Nënkryetari i bashkisë Tiranë,Sulaj inspekton ndërtimin e shkollës së re në Bërzhitë

28 vite pa Lady Diana/Bota ende pyet në heshtje:A ishte aksident vdekja e princeshës

28 vite pa Lady Diana/Bota ende pyet në heshtje:A ishte aksident vdekja e princeshës

TE FUNDIT

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
14 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për...

Lexo më shumë

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
14 Tetor, 2025

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në...

Lexo më shumë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
14 Tetor, 2025

Sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në 'Air Albania'. Pas fitores 0-1 në Serbi, trajneri Sylvinho...

Lexo më shumë

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
14 Tetor, 2025

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të kreut të SPAK, Altin Dumani, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e pyeti në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com