PD çel sot fushatën, takim në sheshin “Nënë Tereza” sipas modelit “Trump”

Opozita do të jetë e para që do të çelë fushatën me një tubim që do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet ditën e sotme.


Tv Klan mëson se kësaj radhe do ketë një skenografi krejt ndryshe dhe nga drejtuesi i fushatës Chris LaCivita është menduar që të jetë e njëjtë me atë të Presidentit Trump.

Në hyrje të bulevardit që të çon në Sheshin “Nënë Tereza” do jenë të vendosur 11-të 1-sha që simbolizojnë edhe numrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit.

Do të jenë 3 ekranë LED, njëri në krah të Pallatit të Kongreseve, në kryqëzimin e Presidencës dhe në hyrje të sheshit do të shfaqin historikun e Partisë Demokratike.

Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur në karrige dhe krahas Sali Berishës një fjalë do të ketë edhe drejtuesi i fushatës së tij Chris LaCivita.

“Është i njëjti skenar, sikurse është ndjekur në fushatën e Donald Trump. Strategji e re kjo dhe peshën kryesore do ta mbajë kryedemokrati Sali Berisha dhe drejtuesi i fushatës së tij, Chris LaCivita”, raportoi gazetarja e Tv Klan, Jolldiz Shuaipi.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT