Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Balili si Tahiri, dorëzim i kontrolluar, çlirim nga akuzat për droge

2019/01/15 at 1:35 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Balili si Tahiri, dorëzim i kontrolluar, çlirim nga akuzat për droge

Partia Demokratike në deklaratë zyrtare për mediat tha se skema e Balilit është e ngjashme me atë të Saimir Tahiri. Që do të thotë dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor dhe në fund lirim nga akuzat e rëndë për drogë.

Deklarata e Edi Palokës nga selia e PD-së

Shoqërimi i Klement Balilit në qeli nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar dhe i menaxhuar i Eskobarit të Ballkanit në pakt me Edi Ramën.


Me vetëdorëzimin e Klement Balilit, pas kapjes së plotë të drejtësisë, Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë të sofistikuar si me Saimir Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.

Rasti i parë, kur kjo do të provohet, si çdo denoncim tjetër i Partisë Demokratike për lidhjet e Edi Ramës me krimin, do të jetë rasti i Saimir Tahirit.

Për ish ministrin e drogës, i cili e la mandatin e deputetit dhe u vu në mënyrë të kontrolluar në arrest shtëpie, sa për të gënjyer partnerët, po përgatitët lirimi nga akuza kryesore për bashkëpunim në trafikun e drogës. Shpërdorimi i detyrës do të jetë akuza më e lehtë për të, sepse Edi Rama kontrollon hetimin.

Skema “Tahiri” do të funskionojë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Klement Balili. Prandaj Drejtori i Transporteve të Edi Ramës, të cilin Partia Demokratike e denoncoi 5 vjet më parë si person kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka pranuar të vetëdorëzohet.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Klement Balili, ka patur mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës.

• Ka jetuar në Sarandë dhe zonat përreth saj nën mbrojtjen e Edi Ramës

• Megjithëse në kërkim ndërkombëtar, kompania e tij ka marrë, deri pak muaj më parë, 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës, shumicën e tyre pa garë.

• Pasuria e tij, përfshirë edhe resortin luksoz në Sarandë, është ruajtur e paprekur nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është vetëm fasadë dhe se Klement Balili e menaxhon në të vërtetë resortin, me të cilin mban peng Edi Ramën.

Propaganda nuk do ta ndihmojë Edi Ramën të shesë si sukses skemën e dorëzimit të kontrolluar të Klement Balilit për ta mbrojtur atë, njësoj si Saimir Tahirin.

Ky nuk është rasti për të duartrokitur Policinë, por për të kuptuar se Policia, qeveria dhe drejtësia janë, për fat të keq, në duart e një njeriu të vetëm, që ka lidhur fatin e pushtetin të tij me fatin e krimit.

Etiketa: baliliPD


Ju sugjerojmë

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit
Kryesore

Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit

23 Korrik, 2025 12:58 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

23 Korrik, 2025 12:05 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

23 Korrik, 2025 11:37 am
KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
Politikë

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

23 Korrik, 2025 11:34 am
Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
Aktualitet

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

23 Korrik, 2025 11:23 am
Para
Aksidentoi vjehërr dhe nuse, çfarë tha shoferi përpara Gjykatës

Aksidentoi vjehërr dhe nuse, çfarë tha shoferi përpara Gjykatës

18 milion euro pa punuar fare, kush është e famshmja më e pasur në Angli

Thyhet pas disa vitesh rekordi i Adele, ja kënga që 'e rrëzon' nga froni

Fotolajm/ Balili i qetë në makinë, publikohen imazhet e vetëdorëzimit

Fotolajm/ Balili i qetë në makinë, publikohen imazhet e vetëdorëzimit
















TE FUNDIT

Britania sanksionon dhjetëra persona, përfshirë një shqiptar

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
23 Korrik, 2025

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra personave, grupeve dhe furnizuesve nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Kina, të...

Lexo më shumë

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
23 Korrik, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e sotëm të Brukselit, për hapjen e...

Lexo më shumë

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
23 Korrik, 2025

Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik në tregun vendas, duke u këmbyer këtë të mërkurë në nivelet...

Lexo më shumë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
23 Korrik, 2025

Dy persona humbën jetën këtë të mërkurë në Bulqizë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e një aksidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com