Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

2025/05/24 at 5:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun e Kukësit.


Përmes kërkesës, PD thekson se shkeljet si përdorimi i aseteve shtetërore gjatë fushatës në funksion të një partie politike, shitblerja e votës dhe parregullsitë me votën e emigrantëve, kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor në këtë qark.


Ankimimi i PD për Qarkun Kukës:

Në Qarkun Kukës, përdorimi i administratës publike dhe shtetërore si “makineri zgjedhore” ka qenë i përhapur dhe intensiv, duke krijuar një mjedis krejtësisht jo-transparent dhe të pabarabartë.

Së pari, institucionet që duhet të jenë neutrale në procesin zgjedhor – nga administrata e bashkive deri te degët lokale të ministrive – janë mobilizuar në funksion të partisë në pushtet. Për shembull, funksionarë të ndryshëm janë angazhuar në fushatë, shpërndarje përfitimesh apo kërcënime të hapura ndaj atyre që dyshoheshin se mund të votonin për opozitën.

Kjo “makineri” administrative vepron në bazë të një logjike klienteliste: pagesa e shërbimeve publike, mirëmbajtja e rrugëve ose shpërndarja e ndihmave sociale janë kthyer në monedhë këmbimi për vota. Si rrjedhojë, qytetarët e Kukësit, por edhe të gjithë Shqipërisë, janë vënë përballë zgjedhjesh jo të lira, por “të blera” ose “të imponuara”, ku shpërblimi – real ose i premtuar – lidhej direkt me mbështetjen për subjektin në pushtet.

Kjo gjendje, në thelb, e fshin ndarjen mes interesit publik dhe atij partiak, duke rrëzuar themelet e konkurrencës demokratike, sepse çdo forcë opozitare përballet me Partinë-Shtet. Aty ku Partia-Shtet shpalos gjithë mekanizmat e saj, aty zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë.

Farsa elektorale që nevojitet të denoncohet është pikërisht kjo: Opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjitha resurset shtetërore apo publike, si dhe mund të angazhojë edhe resurse private pa limit në dispozicion sa herë i nevojitet.

Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e shtetit, rrjetin e administratës të fryrë jashtëzakonisht, dhe strukturat policore apo gjyqësore etj. si instrumente trysnie, subjektet opozitare operojnë me fondet e tyre të kufizuara dhe pa akses. Edhe me media, aksesi i opozitës është mjaft i kufizuar. Raporti i OSBE-ODIHR është tejet kritik ndaj kontrollit, censurës së medias apo auto-censurës së saj. Kjo krijon një disproporcion të skajshëm në kapacitet, dukshmëri dhe aftësi mobilizimi të Opozitës.

Më tej, përdorimi i bandave kriminale dhe i grupeve të dhunshme për të frikësuar votuesit është kulmi i këtij sistemi. PD-ASHM ka denoncuar raste ku këta individë kanë patrulluar zonat rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi individë apo familje, duke u imponuar veprime apo mosveprime të caktuara.

Nëse nuk do të kishin ndodhur këto, në Qarkun Kukës PD-ASHM fare mirë mund të kishte marrë 3 mandate dhe rezultati do të kishte qenë 3-0, për shkak se votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar njëra-tjetrën dhe mandati i fundit do t’i shkonte PD në këtë qark.

Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e pushtetit.

Edhe Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR i datës 12 maj 2025, pra më pak se 24 orë pas mbylljes së kutive të votimit, sa i takon Qarkut Kukës, ka evidentuar këto probleme serioze:

1/ Intimidimi dhe presioni mbi votuesit

Gjatë fushatës janë raportuar raste konkrete të përpjekjeve për të penguar pjesëmarrjen e opozitarëve në aktivitete politike në Kukës. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dokumentuar pretendime për mosmarrje pjesë në tubime opozitare nga frika e hakmarrjes, si dhe presion mbi familje për të votuar për subjektin në pushtet.

2/ Përdorimi i burimeve shtetërore dhe klientelizmi – dhe pse ky fenomen ishte gjetkë i përhapur, në zona si Kukës shpërndarja e ndihmave sociale, emërimet e aprovuar nga pushteti lokal dhe investimet infrastrukturore janë perceptuar shpesh si “monedhë këmbimi” për vota. KQZ-ja ka trajtuar me ngurrim ankesat për keqpërdorim të burimeve administrative, duke lënë pa sanksione një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Megjithëse problematikat tepër shqetësuese të evidentuara në Qarkun Kukës përbëjnë një cenim serioz të integritetit të procesit zgjedhor dhe ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë e tij në nivel kombëtar, problematika më e rëndë e zgjedhjeve të 11 majit mbetet procesi i votimit të Diasporës. Ky proces, i cili përbën “thembrën e Akilit” të këtyre zgjedhjeve të kontestuara, ndonëse formalisht i mbështetur në një bazë kushtetuese dhe ligjore, ka rezultuar në mënyrë evidente si një dështim total në vlerësimin tonë, për shkak të mangësive të rënda në zbatimin praktik.

Në lidhje me këtë çështje madhore, do të parashtrojmë në vijim argumentet dhe sqarimet tona të detajuara.

Megjithatë, është fakt i pakundërshtueshëm se, në ditën e shqyrtimit të ankesave, as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe as kompania postare ndërkombëtare DHL nuk kanë vënë në dispozicion asnjë provë që të vërtetojë përmbushjen e detyrimit ligjor për dërgimin e zarfeve me fletët e votimit në adresën e regjistruar në KQZ për secilin votues të regjistruar nga Diaspora.



Ju sugjerojmë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
Kronikë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

11 Nëntor, 2025 10:29 am
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

11 Nëntor, 2025 9:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Para
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
















TE FUNDIT

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
11 Nëntor, 2025

Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit. 45-vjeçari u gjet i varur...

Lexo më shumë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
11 Nëntor, 2025

Në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko ka prezantuar dhe një monedhë të...

Lexo më shumë

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
11 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, ku bëri një...

Lexo më shumë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
11 Nëntor, 2025

Gjendet një person i pajetë në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com