Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Ramës: Ja pse e do ende firmën e Roshit

2016/07/27 at 2:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD akuza Ramës: Ja pse e do ende firmën e Roshit

Partia Demokratike ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Julian Koka, sipas tij, dhunuar nga banda e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. PD akuzon kryeministrin Rama se po mban ende në pushtet për shërbimet e fundit kriminale, ndarjen e parave dhe të pasurive kombëtare.


Në një deklaratë për mediat, sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso tha se “Edi Rama vazhdon ta mbajë të vërsulur ndaj qytetarëve bandën kriminale të Elvis Rroshit në Kavajë, i cili është ende kryetar bashkie, edhe pse u zbulua dënimi  i tij në Itali për përdhunim”.

Sipas tij, dje banda e Rroshit ka sulmuar sërish një qytetar, i cili një muaj më parë denoncoi dhunën shtazarake që ushtroi ndaj tij, vëllai i Rroshit, drejtor i Ramës për OSHE-në në Kavajë, në ambientet e institucionit ku qytetari Julian Kola, kishte shkuar për t’u ankuar mbi një faturim të padrejtë.

Ai thejsoi se e njëjta bandë, ka dhunuar sërish këtë qytetar, i cili denoncon publikisht se ushtari i Rroshit e ka goditur edhe brenda furgonit të policisë, dhe më keq, edhe në komisariat, ku njerëz me uniformën e shtetit, e kanë kërcënuar që të tërhiqet, të mos bëjë kallëzim.

“Pak javë më parë, kjo bandë e Rroshit, e armatosur, plagosi në mes të ditës qytetarë të pafajshëm dhe kreun e forumit rinor të Partisë Demokratike. Me gjithë këto precedentë, e këtë dhunë ndaj qytetarëve, me gjithë këto akte skandaloze që tregojnë se kjo bandë është mbi ligjin, që ka në shërbim të saj policinë e gjithë zyrat e shtetit, sërish Edi Rama vazhdon ta mbajë e ti japë pushtet kreut të këtyre banditëve, Elvis Rroshi”- tha ai.

Teksa pyeti se cilët janë motivet që e bëjnë Ramën të mos ndahet dot nga këta kriminelë e nga kjo bandë e armatosur, me të cilët ndan pushtetin, Kaso theksoi:

A janë tenderat disa milionë euroshe që duhet të firmosë Elvis Rroshi, si ai i përroit të Leshniqës, para që oligarkia i ndan mes vedi?

Apo është projekti fantazëm i portit të Karpenit, ku pasuria kombëtare i jepet një firme të sajuar me 100 paund pasuri, e cila më pas e tregton sipas qejfit këtë aset të rëndësishëm të vendit?

 



Ju sugjerojmë

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
Rajoni

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

24 Maj, 2025 9:07 am
Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Para
Lorik Cana, ftesë nga Vatikani për shenjtërimin e Nënë Terezës

Lorik Cana feston ditëlindjen, ja urimi i Lenjanit

Tre filxhanë kafe zvogëlojnë gjoksin…

Tre filxhanë kafe zvogëlojnë gjoksin...

Policia tërheq zvarrë të moshuarin, s’kanë turp 7 burra me i 70 vjeçar

Policia tërheq zvarrë të moshuarin, s'kanë turp 7 burra me i 70 vjeçar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
24 Maj, 2025

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh. Drejtori i Përgjithshëm i...

Lexo më shumë

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
24 Maj, 2025

Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, treguan rezultatet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
24 Maj, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
24 Maj, 2025

Dashi Një udhëtim mund të jetë gjithçka që ju duhet për të freskuar mendjen. Kjo do t’ju rinovojë nivelin tuaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com