Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pavarësia – ishin, festuan/protestuan dhe shkuan

2016/02/18 at 6:37 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pavarësia – ishin, festuan/protestuan dhe shkuan

Nga Ballsor Hoxha


Paramendojeni, vetëm tetë vite pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në po të njëjtin përvjetor, në shumë qarqe dhe ambiente po e njëjta është gjëja më e ndaluar për t’u festuar. Paramendojeni, vetëm tetë vite, pasi që tërë bota ishte pushtuar nga festimet dhe manifestimet e kosovarëve në festim të arritjes, dhe ngadhënjimit ndaj të keqes së tyre kolektive, sot ka shumë prej të njëjtëve që janë kundër Pavarësisë së Kosovës Republikë.

Kosova, dhe po ashtu edhe Shqipëria, për argumente paksa më të ndryshme se Kosova, funksionojnë në dy botë të ndara. Njëra botë është qytetari i izoluar brenda mjerimit dhe mizorisë dhe me këtë i paaftësuar për të – shtjelluar – zhvillimet politike në mirëqenie. Dhe në botën tjetër, politikanët, në mirëqenien luksoze, duke krijuar politika të larta dhe pakapshme për qytetarët, gjë që i vë ata në një kushtëzim emocional, dhe në pamundësi për t’i shoshitur me vetëdije.

Në këtë mënyrë pushtetet apo forcat politike arrijnë të bëjnë krejt çka u duhet për të arritur në pushtet, prej armiqësimit deri në gjendje lufte të popullit, e deri tek manifestimet krejtësisht përjashtuese të njëra tjetrës brenda të njëjtës ditë, të njëjtit qytete dhe të njëjtit shesh.

Prishtina, njëjtë sikur Tirana, është njëlloj mejdani i fuqisë politike të të gjithë atyre që ia “duan” të mirën Prishtinës/Tiranës. Vijnë vazhdimisht nga çdo rajon, dhe edhe nga periferitë, me bukë të paguar e pa bukë të paguar, me tiketa të paguara e me organizime, pikërisht në Tiranë dhe në Prishtinë. Vijnë vazhdimisht dhe protestojnë, vijnë vazhdimisht dhunojnë, vijnë vazhdimisht dhe festojnë, dhe kthehen në shtëpitë  e tyre për të parë në TV atë që kanë arritur.

E dini kush mbetet? E dini sigurisht. Janë ata që udhëheqin në Prishtinë dhe në Tiranë.

Çdo gjë, prej dhunës,deri tek paqja, e prej aty deri në shkatërrim dhe në gjakderdhje, është shndërruar në fuqi politike e shfrytëzuar nga njëra ose pala tjetër. Qoftë edhe mos-dalja, abstenimi dhe rezignimi janë shndërruar në fuqi politike të tjetrit.

Qoftë edhe ti që po e lexon këtë shkrim, vetëm duke e lexuar, je duke marrë pjesë në këtë ndarje pushteti, në këtë luftë fuqish politike dhe në këtë Protestë/Festim të pushtetit dhe opozitës. Pavarësisht nëse shkrimi tenton, është menduar apo edhe, ndoshta, është neutral, dhe vetëm një vëzhgim përkufizues. Apo, çka nëse asgjë më në këtë botë nuk ka mbetur neutrale?

Ja një shembull për pamundësinë e neutralitetit sot. Të njëjtën ditë që kandidati potencial për president të Kosovës, Z. Hashim Thaqi kishte një intervistë në televizionin shtetëror, në të njëjtin termin, në një televizion tjetër, një prej portaleve më të pushtetshme ndër shqiptarë, kishte zgjedhur të zbulonte “tradhtinë”, “kriminalitetin”, dhe dështimin” e po të njëjtit kandidat për president. Pra Hashim Thaqit. Ishte njëlloj atentati politik i planifikuar.

Por, pikërisht e njëjta situatë mund të shikohet ndryshe. Çka nëse kandidati për president e dinte për këtë përpjekje “atentati” dhe kishte dhënë intervistën për t’u vetëmbrojtur?

Një shembull tjetër, shumë më i saktë është shënimi i ditës së pavarësisë së Kosovës, që është 17 shkurti. Paradite, shteti i quajtur Republika e Kosovës manifestoi gjithë arsenalin institucional të themeluar, të arritur dhe të ndërtuar në orët e paraditës, në Prishtinë.

Në mesditë, apo në orët e pasdites të të njëjtës ditë, opozita pushtoi qendrën e Prishtinës, me njerëz të ardhur nga tërë Kosova, dhe shumë më pak nga Prishtina, dhe manifestoi atë që në distancë mund të shihet si pushtet dhe fuqi politike, dhe që ata e promovojnë si luftë ndaj tradhtisë së qeverisë aktuale.

Problemi, siç do të thoshin teoricienët, është tek zgjedhja. Është tek zgjedhja e njërës prej perspektivave të mundshme. Është, në të vërtetë, dhe pikërisht, tek pamundësia e zgjedhjes së shqiptarit, kosovarit, dhe ballkanasit të zakonshëm.

Ta shohim pak më qartë këtë përmes po të njëjtit shembull: këto dy ndodhi të njëjta në Prishtinë më 17 shkurt 2016, mund të shihen së paku në tri mënyra:

  1. Kosova është në krizë, një pjesë e konsiderueshme e kosovarëve nuk e duan këtë qeveri dhe kahjen e zhvillimeve brenda saj.
  2. Këto manifestime, pra parakalimi dhe protestat në të njëjtën ditë, janë shembulli kulmor i një demokracie që është duke u zhvilluar në Kosovë.
  3. Këto dy manifestime, krejtësisht të kundërta, janë mungesë vetëdijeje politike moderne të qytetarët për të parë realisht atë që po ndodh në Kosovë, dhe pikërisht për shkak të kësaj njëra prej grupimeve do të dijë më mirë ta manipuloj këtë situatë.

Është loja politike për pushtet, apo për ta thënë në diskursin patriotik shqiptar, loja për të “ekzekutuar” tradhtarët në qeveri në njërën anë; dhe loja për të “afruar” Kosovën në Bashkimin Evropian përmes kompromiseve herë të dhembshme herë të hershme me Serbinë. Dhe pikërisht kjo lojë, e ka sjellë qytetarin shqiptar para një dileme ekzistenciale për të zgjedhur ndërmjet dy botëve.

Në njërën anë politikanët tanë kanë krijuar një çarje të pakapërcyeshme për votuesit, dhe me këtë i kanë izoluar në dy botë të ndryshme, si në Shqipëri si në Kosovë. Dhe në anën tjetër loja politike ndërmjet po të njëjtave tabore është aq e ndërthurur dhe aq komplekse sa që qytetari i zakonshëm është shumë prapa në të kuptuarit e saj.

Në këtë mënyrë dita e pavarësisë ka krijuar njëlloj inercioni të të keqes dhe ka arritur të kompleksoj tërë popullin shqiptar në Kosovë. Është turp, tradhti, dhe korrupsion të duash Kosovën Republikë, për numër të konsiderueshëm të kosovarëve. Mirëpo, pikërisht këtu shpërfaqet tradhtia e vërtetë e të gjitha grupimeve politike: përçarja e fuqisë dhe vullnetit kolektive të një populli. Në vend se të krijohet udhërrëfimi për të ardhmen, cilido qoftë ai, në të vërtetë për cilindo që orientohet populli (tanimë i paaftësuar), në vend të kësaj është krijuar një humnerë ndarjeje, si në Shqipëri si në Kosovë, dhe populli është detyruar të bindet ndaj bindjeve politike të disave, bindje të cilat mund të jenë edhe tmerrësisht të dëmshme për të ardhmen.



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Ja çfarë duhet të pini për të parandaluar goditjet në tru

Ja çfarë duhet të pini për të parandaluar goditjet në tru

Enkel Demi: Shumë nga personazhet “VIP” në Shqipëri janë escort.

Historia e frikshme e Xhesika Ndoj, policia: Ja kush iu fut me dhunë në shtëpi

“Luftë” në kryeqytet. Guerrilsat e Kuq dhe Fanatiksat BardheBlu përleshen në rrugë

"Luftë" në kryeqytet. Guerrilsat e Kuq dhe Fanatiksat BardheBlu përleshen në rrugë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com