Çifti Altuna Sejdiu dhe Patris Berisha vetëm pak kohë më parë janë bërë prind të një fëmije të gjinisë mashkullore, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.
Tuna dhe Patrisi pranuan urimet dhe dhuratat për djalin dhe zbuluan detajet nga lindja e tij.
Tashmë ata si një çift i kompletuar pas ardhjes në jetë të Tianit, po shijojnë momente lumturie së bashku.
Patrisi ka publikuar një foto bashkë me Tunën dhe djalin, të cilës foto ai ia vuri një emoji që nënkupton botën, pra Tuna dhe vogëlushi janë e gjithë bota për Patrisin.