Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi komenton qeverinë e rë: Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e timonierit

2017/08/27 at 10:12 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Astrit Patozi ka komentuar qeverinë “Rama 2” me anë të një statusi në “Facebook”. Sipas Patozit, kemi të bëjmë me të njejtët persona, të cilët të gjithë kanë bërë paqe. Ai shprehet gjithashtu se kjo është hera e parë që një parti qeveris e vetme, që prej kohës së komunizmit, duke mos ngurruar të bëjë paralelizma.

Statusi i plotë i Patozit:

MOS SHIKONI NGJYRËN E TIMONIT, POR VESET E SHOFERIT

Po shoh se ka shumë pezm për qeverinë e re të Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot se ku qëndron çudia. Sepse për ta “rrëzuar” me komente atë po përdoren si argument emrat më të natyrshëm të një qeverie të Partisë Socialiste. (Të mos harrojmë se është hera e parë në historinë postkomuniste të Shqipërisë që një parti e bën e vetme qeverinë).

Disa nga të cilët janë aty që nga viti 1941, ndërsa disa të tjerë i solli me vete Edi Rama si pajë, kur shkoi nga bashkia në selinë e PS.

Janë të njëjtët, me të cilët kemi bërë edhe paqen, edhe luftën, edhe shiun edhe diellin, jemi sharë e akuzuar, pastaj kemi bërë marrëveshje e jemi pajtuar, në tërë këto vite.

Por mbi të gjitha, janë tamam ata që na mundën keqas më 25 qershor, duke marrë padrejtësisht në duar të vetëm timonin e vendit, edhe me bashkëpunimin apo paaftësinë tonë.

Ndaj më duket e pavend të merremi sot me emrat e ministrave, sepse nuk mendoj që Edi Rama e ka problemin se nuk di të ndërtojë një qeveri, por se nuk di dhe nuk do që të qeverisë.

Në votëbesimin e kabinetit të parë të tij, këtu e 4 vjet të shkuara, kam thënë se ajo ishte qeveria e parë private dhe jopërfaqësuese në Shqipëri. Dhe për shkak se ishte e tillë ajo nuk shkëlqeu asnjë ditë.

Sot Edi Rama na paraqiti serinë e dytë të kësaj telenovele, ku i vetmi ndryshim është mungesa e ministrave të LSI-së, por vetoja dhe shijet e kryeministrit janë po ato.

Ndaj nuk kam asnjë dyshim se do të ketë fatin e së parës.

Ju sugjerojmë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
Kronikë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 Maj, 2025 1:41 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
Kronikë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

31 Maj, 2025 1:24 pm
Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
Kryesore

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

31 Maj, 2025 1:21 pm
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
Kryesore

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

31 Maj, 2025 12:35 pm
Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur
Bota

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur

31 Maj, 2025 12:24 pm
Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë
Kronikë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë

31 Maj, 2025 12:20 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët
Aktualitet

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët

31 Maj, 2025 11:43 am
Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës
Bota

Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës

31 Maj, 2025 11:31 am
Para
Alarmante/ Në 5 minuta terroristët mund të vrasin 100 deputetë

Alarmante/ Në 5 minuta terroristët mund të vrasin 100 deputetë

Mos shihni më telenovela, ja çfarë thonë shkencëtarët

Mos shihni më telenovela, ja çfarë thonë shkencëtarët

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, e hënë 28 gusht 2017

TE FUNDIT

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
31 Maj, 2025

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 rrënjë kanabis në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë dhe në Shkrel të...

Lexo më shumë

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
31 Maj, 2025

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, veçanërisht gjatë muajve të verës, ka nxjerrë në pah nevojën për një...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
31 Maj, 2025

Një shtetas shqiptar, është ndaluar nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije në Greqi, në...

Lexo më shumë

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
31 Maj, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi të premten kërkesat për rinumërim të votave për katër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com