Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Basha është i dobët, krijimi i një partie të re do ishte sukses

2019/04/08 at 9:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re të djathtë?

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi , i ftuar në “Abcnews” ka folur në lidhje për krizën politike që është përfshirë vendi.


Patozi është shprehur se Basha ka 6 vite që drejton Partinë Demokratike, dhe gjatë këtyre viteve ai ka dështuar dhe ka treguar që nuk është për sistemin politik shqiptar.

Ish-deputeti demokrat tha se Basha është një nga të privilegjuarit e sistemit, por nuk e ka udhëhequr PD drejt fitores.

Sipas tij, kryedemokrati nuk ka forcë që të nxjerrë partinë nga ky sistem, por sipas tij Basha do të mbajë përgjegjësinë e dobësimit të PD në të gjitha nivelet.

Gjithashtu, Patozi u shprehur se nëse lind një alternativë e re politike në këtë moment krize, atëherë ajo do jetë e mirëpritur dhe do ketë sukses të garantuar.

“Të dalësh sot dhe ta thuash në një takim pa shumë pretendime do thoja me disa studentë dhe të thuash unë jam gati të ndryshojmë sistemin politik. Pyetja është: Ku ishte ti Adam? Sepse Lulzim Basha është sot kreu i PD-së prej 6 vitesh. Pra ka gjashtë vjet që drejton forcën kryesore të opozitës dhe ka pasur të paktën tre raste për ta dëshmuar që nuk ishte për këtë lloj sistemi dhe e ka identifikuar që ky është thembra e Akilit. Pse s’e ka bërë?

Përgjigja është e thjeshtë. Basha është një nga përfituesit e këtij sistemi bashkë me Edi Ramën. Partitizmi, i cili u konsolidua në Shqipëri me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 është një sistem që bën sulltan krerët e partive politike. Dhe në morinë e partive që ka në Shqipëri tre janë partitë që janë në skalionin e parë. Nëse do flasim për përfituesit kryesorë, ata janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Monika Kryemadhi ose Ilir Meta pak rëndësi ka. Nuk mund të pritet që prej tyre të lindë ndryshimi ose ideja e ndryshimit të kësaj status quoje.  Unë kam frikë se Basha e bën për një taktikë politike. Një gjë që nuk e do, por thotë pse mos të them një fjalë të mirë

Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por parashikoj vështirësi shumë të mëdha për opozitën shqiptare nëse nuk do arrijë dot të futet në zgjedhje. Unë mendoj se Lulzim Basha nuk ka këllqe, nuk ka shpatulla të mbajë barrën e rëndë të nxjerrjes së PD-së nga i gjithë sistemi politik. Do mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë së heqjes së përfaqësimit politik të PD-së në të gjitha nivelet.

E di ç’do të thotë të mos hysh në zgjedhjet lokale, se në zgjedhje të përgjithshme edhe mund të mos hysh. Ose futesh me shpresën që mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhje lokale të parakohshme nuk ka kurrë. Duhet të ishte një kambanë për Lulzim Bashën dhe për këdo tjetër se është e frikshme mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Edi Ramës një minierë floriri. Në sensin që do t’i ketë kryetarët e bashkive sikundër ka drejtorët.   Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk merr pjesë asnjë

Ky është një moment shumë i mirë dhe unë them që çdo alternativë e re është e mirëpritur. Unë kam lexuar me shumë kureshtje një analizë të zotit Elez Biberaj, i cili bënte një panoramë të gjendjes në Shqipëri. E çuditshme ishte, madje dhe qesharake do thoja debati që u hap për analizën e Elez Biberaj. Të dy palët akuzonin njëra-tjetrën. Por pash këta palët ndërluftuese që kanë secili mediat e tyre dhe sulmonin njëri-tjetrin për censurë të Elez Biberajt. Në fakt analiza e tij ishte brilante sipas meje dhe ishte një analizë shumë e qartë e një shqiptaro-amerikani.

Edi Rama ishte vizatuar siç është tek analiza e Biberajt, po ashtu dhe Lulzim Basha, por edhe i gjithë klasa politike shqiptare në këto 30-vjet përfshirë edhe mua po të duash. Kjo klasë politike ka përgjegjësit e saj të cilat nuk i mban, ku të mbash përgjegjësi do të thotë të ikësh, të ikësh dhe fare kur duhet dhe të hysh edhe në burg nëse e ke bërë veten për burg.  E nëse nuk bëjnë këta të trija të paktën të kërkojnë ndjesë për atë që ka ndodhur, por as këtë nuk e bëjnë. Dhe tani mërziten pse ka shkruan Elez Biberaj, i cili arrin në përfundim që këta dinozaurët që ne po flasim i kanë ezauruar idetë e tyre për Shqipërinë. Këta nuk ka çfarë të japin më dhe duhet të ua lënë vendin të tjerëve, më të rinjve nëse kjo shoqëri do t’i pjellë. Dhe unë them që është momenti më oportun që çdo alternativë e re që del është e mirëpritur dhe them se ka edhe suksesin me vete./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi
Bota

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi

26 Gusht, 2025 5:35 pm
Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare
Sport

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare

26 Gusht, 2025 5:30 pm
Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?
Bota

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

26 Gusht, 2025 5:28 pm
Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
Bota

Gjermania: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

26 Gusht, 2025 5:26 pm
Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit
Bota

Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit

26 Gusht, 2025 5:18 pm
BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet
Bota

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

26 Gusht, 2025 5:14 pm
Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën
Rajoni

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

26 Gusht, 2025 5:04 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/Dështon konstituimi i Kuvendit, shkak mungesa e konsensusit për emrin e …

26 Gusht, 2025 4:27 pm
Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh
Bota

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

26 Gusht, 2025 3:57 pm
Para
Basha: Për Ramën nuk do të ketë asnjë minutë qetësi

Ndahet nga jeta ish-deputeti demokrat

“Taken by Albania”, Klosi: Ia arriti qëllimit! Bejtja: Spot katunar

“Taken by Albania”, Klosi: Ia arriti qëllimit! Bejtja: Spot katunar

Tentuan të përdhunonin amerikanen, arrestohen dy persona

Tentuan të përdhunonin amerikanen, arrestohen dy persona
















TE FUNDIT

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi
26 Gusht, 2025

Presidenti i Botswanës, Duma Boko, ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e shëndetësisë, mes mungesës së theksuar të barnave dhe...

Lexo më shumë

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare
26 Gusht, 2025

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më...

Lexo më shumë

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?
26 Gusht, 2025

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej...

Lexo më shumë

Gjermania: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
26 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Gaza si “të papranueshme”, ndërsa kritikoi përdorimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com