Një 62-vjeçar ka mbetur i lënduar në Patos, pasi teksa montonte bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos.
“Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.