Kryeministri Edi Rama ka folur këtë mëngjes për opozitën, pasi një ditë më parë prezantoi drejtuesin e fushatës së PD, konsulentin që ka punuar edhe me presidentit e SHBA-ve Donald Trump.
Në një komunikim në rrjete sociale, Rama thotë se opozita pati një ditë “masturbimi kolektiv” dhe sollën një konsulent ‘kushedi me sa lekë që paska punuar për Trump’.
“Dje Trumpistët të vetëshpallur Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët”, tha Rama.