Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patatet e furrës së Getit, Rama kryeministër i përjetshëm dhe Mou që i kërkon të Rilindë Pogbanë!

2016/12/13 at 6:27 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patatet e furrës së Getit, Rama kryeministër i përjetshëm dhe Mou që i kërkon të Rilindë Pogbanë!

Nga Dritan Laci

Tre ishin lajmet që shënuan ditën e sotme interesin madhor publik në portalet e lajmeme. Geti kishte gatuar patate në furrë për Marinën dhe kunatën e tij Luanën dhe Rama do të jetë edhe pas zgjedhjeve të 18 qershorit 2017 kryeministri i Shqipërisë. Për lajmin e parë u gëzova sepse Luana kishte mbetur shumë e kënaqur nga Geti edhe i kishte thënë në vesh Marinës; “Lum ti për burrin që ke, po të kishin edhe pak rigon, patatet e furrës do kishin dalë yll dhe do meritoje edhe një tjetër këngë; Un e nisi ditën me to/Ajo me nutella/ Unë jom mbështjellsi /Ajo osht karamelja”.

Për lajmin e dytë u gëzova edhe më shumë se patatet e furrës së Getit. Sepse lavdi Perëndisë kryeministri Rama do të vazhdojë të jetë kryeministri i vendit deri vitin 2021. Dhe nuk e di pse duhet të shkojmë në zgjedhje kur ky e paska vendosur që do jetë ai kryeministri dhe jo populli. Sigurisht që Rama e meriton të jetë kryeministër edhe për katër vite të tjera. Jo thjesht Rama, sepse ai e ka zët Kultin e Individit dhe bën ç’mos që ta demaskojë duke mbajtur të bllokuar televizorin me referate për të paktën çdo dy orë në ditë, por modeli i tij reformator Rilindës. Modeli që: “Jemi shumë mirë por jemi të pakënaqur”; “Jemi shumë mirë, por duhet të kishim bërë më shumë”; ”Jemi shumë mirë, por po të mos ishin ata politikanët që e çuan Shqipërinë këtu ku jemi, do ishim shumë më mirë”.

Sigurisht që kush nuk do të ndihej i qetë nëse do të shijonte një lajm për tavën e suksesshme me patate të Getit të shoqëruar me reformat mbreslënënëse të kryeministrit Rama dhe faktin që ai do të jetë kryeministri i ardhshëm deri në vitin 2021 më pritshmëri edhe për një mandat të tretë deri në vitin 2025. Pas këtij lajmi që na gëzoi pa masë të gjithëve, urimi që meriton ti japim kryeminitrit tonë është; “Març nga ditët tona” . Madje sugjeroj që ashtu sikundër bëmë si popull me Stalinin në ditët e tij të fundit të jetës, të organizohemi dhe ti dhurojmë kryeministrit Rama, kush e kush sa më shumë ditë nga jeta e tij. Sepse e meriton. Jo thjesht Rama. Por Rilindja. Por lajmi i tretë dhe më befasues që mbetet për tu vërtetuar vjen nga vetë Britania e Madhe. Nga Premier Liga. Aty ku Mourinjo pasi mësoi për sukseset e Rilindjes në Shqipëri, i dëshpëruar për nivelin shumë larg pritshmërive të Paul Pogba, i ka kërkuar Ramës recetën se si ta rilindë futbollistin që i kushtoi 120 milion euro…..Pas popullaritetit që shënuan patatet e furrës së Getit, vlerësimi që Mourinho i ka bërë Rilindjes është një tjetër arsye më shumë për ta shpallur Ramën Kryeministër të Përjetshëm….

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Në Iran, do t’ju vendosen targa edhe deveve

Në Iran, do t’ju vendosen targa edhe deveve

Kërcënimi rus/ “Gjadri mund të kthehet në bazë ajrore të NATO-s”

Kërcënimi rus/ “Gjadri mund të kthehet në bazë ajrore të NATO-s”

Vetting-u/ Rama me ambasadorët: Nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE

Vetting-u/ Rama me ambasadorët: Nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com