Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pastiçierët krijojnë ndërtesat simbol të Nju Jorkut me biskotat e Krishtlindjes

2024/12/03 at 6:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastiçierët krijojnë ndërtesat simbol të Nju Jorkut me biskotat e Krishtlindjes

Përgatitja e shtëpive dekorative me biskotat tradicionale me xhinxher të Krishtlindjeve, të njohura si ‘gingerbread’, është një traditë që ndiqet në shumë vende të ndryshme të botës për këtë festë. Por, siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Raron Ranen, një muze në Nju Jork e ka çuar më përpara traditën duke përdorur biskotat e thjeshta për të krijuar disa prej objekteve simbol të Nju Jorkut.

Në këtë periudhë pushimesh, shkoni në Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut dhe përhumbni në aromën e këndshme.

Brenda do të gjeni variante të ndërtesave ikonë të Nju Jorkut, të prodhuara me biskotat tradicionale me xhinxher të Krishtlindjes, në një konkurs për çmimin e dizajnimit dhe përgatitjes të mirë të tyre, në atë që njihet si “Konkursi i kulinarisë për Ndërtesat e Mëdha”.

“Hyra dhe ndjeva aromën e biskotave. Eshtë vërtet shumë këndshëm”, shprehet Mikhail Graham, vizitor në muze.

“Ndihet një aromë shumë e mire, shumë shumë e mire”, shprehet Olivia, një tjetër vizitore.

Sipas rregullave të konkursit, çdo prodhim duhet të jetë tërësisht i ngrënshëm dhe së paku 80 për qind e përbërjes të jetë me biskotat tradicionale.

“Kemi ndërtesat që janë simbol i Nju Jorkut që njerëzit do t’i njohin menjëherë, duke përfshirë Kullën e Lirisë dhe qendrën artistike Oculus, në Manhatan, brenda Qendrës Botërore të Tregëtisë. Kemi ndërtesën gjigande “Empire State Building” me gorrillën King Kong dhe njeriun merimangë Spider-Man që zvarriten lart. Këtë vjet çmimi shkoi për prodhimin me biskotat tradicionale të parkut argëtues “Wonder Wheel” në Coney Island në qytetin e Nju Jorkut”.

Megjithatë, jo të gjitha prodhimet janë të bazuara tek arkitektura. Pastiçierja Jewel Johnson u frymëzua nga një prej ushqimeve më ikonike të Nju Jorkut, pica.

“Përdora krem për të përgatitur salcën dhe krem tjetër për djathin. Dhe përdora një si rende djathi për të krijuar idenë e mocarelës”, tregon ai.

Vizitorët thonë se këto krijime po i bëjnë ata të ndjejnë aromën e festave.

“Mendoj se është fantastike, veçanërisht këtë periudhë të vitit, pasi më fut në atmosferën e festave. Pra, është shumë bukur të shohësh vepra të tilla artistike nga pastiçier kaq të mrekullueshëm”.

Ekspozita është e hapur deri më 12 janar, duke u ofruar vizitorëve një shans për të përjetuar magjinë dhe ëmbëlsinë e Nju Jorkut./voa

Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Para
Miratohet buxheti për 2025, 75 vota pro dhe 24 kundër

Miratohet buxheti për 2025, 75 vota pro dhe 24 kundër

Presidenti Begaj vizitë në Bolonja të Italisë, pritet nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe

Presidenti Begaj vizitë në Bolonja të Italisë, pritet nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe

Durrës/ Makina përplas një person te vijat e bardha

Durrës/ Makina përplas një person te vijat e bardha

TE FUNDIT

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
15 Tetor, 2025

Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje. Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi...

Lexo më shumë

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
15 Tetor, 2025

Qeveria amerikane ka sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë në bitcoin dhe ka akuzuar themeluesin e një perandorie biznesi...

Lexo më shumë

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
15 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com