Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman i ftuar në emisionin “PASSPORT” nga gazetari Arbër Hitaj thotë se pavarësisht “Brexit”, Britania do të mbështesë anëtarësimin e Shqipëri në BE, madje do të shtojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri. Ambasadori Norman, argumenton se ardhja e investitorëve të huaj lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi, dhe më konkretisht me zbatimin e saj. Biznesi kërkon garanci dhe shtet ligjor, ky është kushti kryesor për të ardhur në Shqipëri, thotë ambasadori Norman.
“Ne flasim shumë për procesin e rivlerësimit- vettingun- duket sikur kemi dhjetëra vite që flasim për të. Por e vërteta është se tani është koha që ky proces të zbatohet dhe ne duhet te shohim gjyqtarë e prokurorë t’i nënshtrohen këtij procesi. Opinioni im mbi këtë çështje është se hapi tjetër duhet të jetë zbatimi i mirëfilltë i këtyre planeve të mira, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit, në mënyrë që të çojnë drejt një gjyqësori më të mirë e më të pastër”.
Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës, ambasadori thotë se ky është një problem i përbashkët me të cilin përballet edhe Britania, ndërsa i vlerëson masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar këtë fenomen.
Sa kohë keni në Shqipëri?
Kam ardhur ne Shqiperi qe prej korrikut 2016, pra rreth 16 muaj.
A keni një qytet të preferuar?
Ka shume vende qe me pelqejne ne Shqiperi. Kam patur fat te udhetoj shume. Kam udhetuar shume ne veri. Shkodra eshte nje qytet qe e kam shume perzemer. Kam jetuar atje nje muaj perpara se te merrja detyren e gjate asaj kohe mesoja shqip. Me pelqen gjtihashtu tirana sepse eshte nje qytet shume i gjalle dhe interesant. Me pelqejne gjithashtu edhe qyetetet ne jug te shqiperise si Berati apo vlora. Pra, me pelqejne shume vende, por nese do te me duhej te zgjidhja nje, do thoja Shkodra sepse atje kam qendruar si “student”.
Dua tju bëj një pyetje të thjeshtë. Një miku im me insistim më tha se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar është mbyllur prej kohësh, bëra debat të gjatë duke i thënë se nuk ishte e vërtet, por në fund nuk e binda dot, më tha se e kishte parë në lajme.
Mund te them qe jeni ju ai qe ka te drejte dhe jo shoku juaj. Ne kemi patur nje perfaqesi diplomatike ne Shqiperi qe me 1921 dhe ambasadori yne i pare ka qene Sir Harry Eyres. Ne e mbyllem misionin tone ketu gjate regjimit dhe me renien e tij ambasada u rihap. Pra ambasada jone ka vazhduar punen e saj qe prej fillim-viteve 90. Ne fakt, ambasada jone eshte duke u zgjeruar. Ne fillim te ketij viti ishim 5 diplomate dhe deri ne fund te vitit do te kemi 9 nderkohe qe ne fillim te 2018 do jemi 13 diplomate britanike gjithsej. Pra eshte nje zgjerim i konsiderueshem.
Si do i vlerësoni raportet ekonomiko politike mes 2 vendeve tona?
Kjo eshte nje marredhenie shume e rendesishme per ne. Shqiperia eshte nje partner i vogel por i rendesishem ne NATO. Shume ushtare britanike jane stervitur ketu. Vetem vitin e shkuar rreht 2500 ushtare ishin ne shqiperi per nje stervitje ushtarake se bashku me forcat e armatosura shqiptare. Ka patur stervitje te tjera gjate ketij e viti e do te kete me shume ne vazhdim. Gjithashtu ka ushtarake te forcave te armatosura shqptare qe i jane bashkenjgitur forcave britanike ne Evrope. Ne presim te bashkepunojme akoma ngushte ne NATO.
Ne kemi gjithashtu marredhenie te mira ekonomike. Ne kemi disa kompani te medha britanike ketu si per shembull Shell- nje investitor i madh, kemi Vodafon patjeter, si edhe nje sere kompanish te tjera britanike qe po shqyrtojne mundesine per te hyre ne tregun shqiptar.
Politikisht ne punojme ngushtesisht me Shqiperine dhe ne ndajme te njejtat mendime ne shume prej ceshtjeve te rendesishme. Ne punojme se bashku ne organizata nderkombetare si pershembull OKB-ja dhe rregullisht i koordinojme qendrimet tona sa i perket ceshtjeve te rendesishme me te cilat perballemi bashkarisht. Dhe ne perfundim, kemi nje marredhenie shume te ngushte dypaleshe ku perfshihet mbeshtetja e shqiperise ne nje sere fushash, si pershembull ne sektorin e drejtesise. Ne po ashtu punojme se bashku ngushtesisht per te luftuar krimin e organizuar, ceshtje qe i prek te dyja vendet tona. Per kete kemi nje bashkepunim te mire me ministrine e Brendshme dhe me ministri te tjera ketu.
Sa kompani Britanike kemi në Shqipëri, dhe ku kanë më shumë interes për të investuar?
Sic permenda edhe pak me pare, kompanite qe ndodhen aktualisht ketu jane Shell, pra qe punon me lendet petrokimike. Kemi vodafone ne fushen e telekomunikacionit. Ka kompani te tjera qe kane treguar interes ne nje sere fushash te tjera. Ka shume mundesi ne vend por edhe ndermjet sektoreve. Keshtu per shembull mund te permend mundesite ne turizem, ne infrastrukture gjithashtu.
Si do e vlerësoni klimën e të bërit biznes për kompanitë e huaja?
Perpara se te shohim me shume kompani te hyjne ne tregun shqiptar duhen pare disa ndryshime. Nje nga keto ndryshime sigurisht ka te beje me sektorin e drejtesise- te paturit e nje sistemi qe te jete i drejte dhe i ndershem. Nje nga gjerat qe nuk i lejon investuesit e huaj te investojne ne shquperi eshte sistemi i drejtesise. Reforma ne drejtesi dhe zbatimi i saj eshte dicka qe kompanite britanike po e ndjekin me shume kujdes. Dhe nese reforma ne drejtesi do te zbatohet ashtu si eshte thene qe do te zbatohet, atehere mendoj se mjedisi per te investuar ne Shqiperi do te permiresohet me shume. Kjo eshte gjeja kryesore qe degjoj nga kompanite- nevoja per te patur nje sistem gjyqesor te drejte e te ndershem.
Nje gje tjeter qe shqiperia e ka eshte qendrueshmeria politike. Zgjedhjet e qershorit dolen me nje rezultat te qarte e tani kemi nje parti te vetme qe ka shumicen qeverisese. Pra stabiliteti politik eshte dicka qe kompanite e huaja e shohin si te rendesishme. Por mendoj se nje ambjent i favorshem per investimet perbehet nga tre elemente: stabiliteti politik, qartesi dhe parashikueshmeri mbi cfare do te ndodhe ne te ardhmen dhe nje gjyqesor te drejte e te ndershem.
Po në rajon si është situata, a kemi një prani të madh apo mesatare të kompanive nga vendi juaj?
Dy jane kompanite me te medha dhe investuesit kryesore. Ka kompani te tjera me te vogla, por Vodafone e Shell jane me kryesoret dhe ndoshta ato komapni per te cilat njerezit mund te kene degjiuar me shpesh. Nuk jam i sigurt per rajonin ne teresi sepse une jam ambasadori britanik per Shqiperine- vendet e tjera te rajonit kane ambasadat dhe ambasadoret e tyre.
Si do i konsideroni problametikat në rajon të të bërit biznes?
sigurisht ka interes ne rajon, por eshte e njejta gje. Ato elemente qe permenda me lart jane te vlefshme edhe per shtetet e tjera ne rajon. Sigurisht ne Ballkan ka vende qe kane ecur me shpejt drejt kesaj rruge, por ka edhe vende te tjera qe kane ende shume per te bere. Keto jane gjera qe ju duhen per te terhequr kompanite britanike te investojne ne rajon.
Gjeja tjeter qe do te sjelle nej ndryshim e madh eshte procesi i Berlinit, pra kthimi i ballkanit perendimor ne nje treg te vetem, ku nje kompani e vendosur ne nje shtet te jete ne gjendje te tregtoje e te beje biznes lirisht ne shtetet e tjera. Kjo besoj do te terheqe me shume investime me te mira ne rast se ajo cka eshte parashikuar ne Procesin e Berlinit do te ndodhe realisht.
Çfarë mund të bëhet më mirë në aspektin e turizmit, dhe a mundet të kemi bashkëpunim të aftër sidomos në periudha të veçanta të vitit, për të patur më shumë turistë?
Mendoj se ka mundesi ne nje sere sektoresh. Shqiperia ka nje industri turizmi ne formim e siper me nje numer turistesh, por me infrastrukturen e duhur mendoj se mund te terhiqen shume me shume syresh. Keni disa nga vendet me te bukura ne bote, nje riviere e male te mrekullueshme por mungon infrastruktura qe do t’i jepte nje shtyse me te madhe zhvillimit te turizmit. Ketu shoh mundesi per investime. Ka mundesi per zhvillimin e industrise se lehte, per bujqesine. Ne shqiperi prodhohen produkte ushqimore qe nuk kane te dyte. Jo shume kohe me pare isha ne Diber ku shijova disa nga frutat qe prodhohen ne ate zone. Dhe banoret atje me te drejte krenohen per prodhimet e tyre si me te mirat ne Shqiperi por edhe ne rajon. Mirepo sigurisht veshtiresia eshte se ata jane ende ne rritje te ndertimit te rruges qe do t’i lejoje keto prodhime te arrijne nje treg me te gjere. Ka plot mundesi per kompanite ketu e per kompanite e huaja te investojne ketu, por fillimisht nevojitet ai ambjenti i pershtatshem per te cilin sapo fola.
Kemi vene re nje rritje ne numrin e turisteve britanike qe vizitojne shqiperine dhe ata qe udhetojne per shembull me British Airëays e shohin qe avionet e tyre jane gjithe plot gjithashtu ka me shume fluturime nga britania per ne shqiperia. Mendoj se mund te shqyrtojme mundesi te metejshme per te rritur numrin e personave qe udhetojne nga njeri vend ne tjetrin sepse besoj kjo do te ndihmonte ne sjelljen e me shume turisteve. Ka nje interes te qarte per te vizituar Shqiperine por edhe shume arsye per ta bere nje gje te tille.
Dhe ka dhe një tjetër lajm të mirë, që lidhet me fillimin e një tjetër fluturimi direkt Londër- Tiranë.
E drejte- ka bisedime per te filluar fluturime nga dhe ne aeroportin e Luton. Ky eshte nje lajm i mire sepse do te ndihmoje te sjelle me shume turiste ne shqiperi dhe gjithashtu do te ndihmoje ne forcimin e metejshem te lidhjeve mes dy vendeve tona, mes dy komuniteteve tona.
Cili është numri i komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe?
Eshte disi e veshtire te flasesh me shifra te sakta, por mendoj se zyrtarisht behet fjale per rreth 20 mije, por mendoj se ne Britani jetojne me shume shqiptare se kaq. Por nje shifer te sakte nuk e kam.
Si do e vlerësoni rolin e komunitetit shqiptar?
Si cdo komunitet ato bejne shume gjera. Ka njerez te suksesshem qe punojne ne universitete, ka mjeke te suksesshem. Pra merren me gjera nga me te ndryshmet.
Një sfidë e rëndësishme për Shqipërinë është reforma në drejtësi, ku besoni se do jetë sfida kryesore për ta zbatuar atë. Pra për të kaluar në fazën tjetër?
Dua te filloj duke thene se ndryshimet kushtetuese qe ndodhen ne korrik 2016- kur une sapo kisha ardhur ne Shqiperi ishin te jashtezakonshme. Miratimi i tyre njezeri nga parlamenti ka sjelle mundesine per shqiperine per te patur nje nga sistemet me te mira gjyqesore ne bote. Por thelbi qendron tek zbatimi- kete duhet te shohim. Ne flasim shume per procesin e rivleresimit- vettingun- duket sikur kemi dhjetera vite q flasim per te. Por e vertetea eshte qe tani eshte koha qe ky proces te zbatohet dhe ne duhet te shohim gjyqtare e prokurore t’i nenshtrohen kete procesi. Dhe opinioni im mbi kete ceshtje eshte se hapi tjeter duhet te jete zbatimi i mirefillte i ketyre planeve te mira, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit, ne menyre qe te cojne drejt nje gjyqesori me te mire e me te paster.
A mundet të mësojë Shqipëria nga modeli Britanik në reformën në drejtësi?
Vendi juaj ka një traditë shumë të gjatë në këtë aspekt.
MB ka nje kohe e pervoje te gjate ne ceshtje te drejtesise, nje sistem gjyqesor qe shtrihet pertej kohes se Magna Carta-s, pra behet fjale per qindra vite. Cka mund te mesoni prej kesaj pervoje? Se pari se ndryshimet nuk ndodhin brenda nje nate. Mendoj se ndryshimet qe po shohim jane jashtezakonisht te rendesishme, por do duan kohen e vet per t’u zbatuar. Nuk do te jete thjesht ceshtje kohe, por do te duhen muaj deri edhe vite per ta zbatuar ne menyre te mirefillte. Pra ajo qe mund te mesoni prej nesh eshte se nje sistem gjyqesor i persosur nuk mund te ndertohet brenda dites. Do te duhet kohe.
Në pranverën e vitit 2018, Bashkimi Europian do të vendosë për të hapur ose jo negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë. A do e mbështesni ju këtë proces, apo tani që vëmendja e diplomacisë britanike është e fokusuar në procesin e Brexit, nuk është në fokusin tuaj zgjerimi?
MB ndodhet ne nje pozicion te vecante ne lidhje me zgjerimin per momentin sepse sic ju thate MB po largohet nga BE-ja. Kjo eshte dicka qe po ndodh dhe qytetaret britanike votuan ne favor te kesaj. Ne mars 2019 MB do te largohet. Por deri atehere ne vazhdojme te mbetemi shtet anetar i BE-se dhe kemi pergjegjesite tona qe rrjedhin nga anetaresia. Ketu perfshihet votimi mbi ceshtje si anetaresimi i vendeve te reja. Pra nuk e kemi mundesine per te abstenuar- na duhet te votojme kur te shtrohet ceshtja e vendeve te reja qe deshirojne t’i bashkohen BE-se. Qendrimi yne eshte qe te shohim progres ne 5 prioritetet kyce- kete gje e kemi thene prej kohesh tashme. Dhe ne do te shqyrtojme me kujdes sesi keto perparesi jane zbatuar, si eshte zbatuar reforma ne drejtesi dhe cfare veprimesh jane ndermarre ne luften kunder krimit te organizuar qe eshte nje nga 5 fushat kryesore. Me pas se bashku me shtetet e tjera anetare do te marrim nje vendim nese do mbeshtesim hapjen e bisedimeve per anetaresim mes Shqiperise dhe BE-se. Ajo cka dua te them eshte se pavaresisht largimit te MB-se nga BE-ja ne do mbeshtesim aspiratat e shteteve qe duan te bahkohen me BE-ne. Dhe nuk ka asnje kontradikte ketu. Vendimi i MB per t’u ;arguar nga BE-ja eshte po aq legjitim dhe i drejte sa vendimi i ndonje vendi tjeter per t’ju bashkuar BE-se. Pra edhe pas Brexit ne do te bejme c’te mundemi per ta ndihmuar Shqiperine te coje perpara proceset reformuese qe do ta pergatisin per t’u anetaresuar ne BE.
Një çështje që po diskutohet shumë në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare është lufta kundër krimit të organizuar, drogës dhe kurrupsion. Si i shikoni ju hapat e ndërmarra në këtë aspekt?
Ne kemi punuar ngushtesisht me qeverine Shqiptare ne luften kunder krimit e organizuar. Ky eshte nje interes i perbashket. Ne Britani kemi probleme me grupet e krimit te organizuar qe kane lidhje me Shqiperine apo ku jane perfshire qytetare shqiptare. Dhe kemi punuar me qeverine shqiptare per t’i adresuar keto ceshtje. Ne i mirpresim nismat me te fundit te qeverise, perfshire edhe planin e veprimit kunder krimit te organizuar dhe do te vazhdojme te bashkepunojme nga afer me ministrine e brendshme siedhe me ministri e agjenci te tjera ligjzbatuese per te bere ate qe mundemi per te ndihmuar ne zgjidhjne e ketij problemi te perbashket. Pra ekziston nje problem i qarte, ekziston nevoja per te gjetur zgjidhje per kete problem dhe qeveria shqiptara ka ideuar dhe filluar te zbatoje nje plan te mire. Dhe ne jemi te gatshem te vazhdojme te punojme me ta per ta zbatuar me plotesisht per te luftuar krimin e organizuar si ne shqiperi ashtu edhe ne Britani.
Të gjithe jane ne dijeni te problemit te kanabis dhe si ka ndryshuar situata nga 2016 ne 2017. Kjo eshte nje gje te cilen e njohim. Dhe sic kane thene ehde te tjeter ky eshte nje hap i pare i rednesishem por duhet te kete nje prirje te vazhdueshme per shkaterrimin e kanabisit ne te gjithe vendin.
Ajo qe kemi pare rishtazi eshte prezantimi i planit te veprimit per luftimin e grupeve te krimit te organizuar nga ministri i Brendshem, ne pranine e ministrit britanik per Evropen Sir Alan Duncan. Ne jemi shume te investuar ne kete nisme dhe deshirojme shume ta shohim te funksionoje duke punuar se bashku me qeverine shqiptare per t’i zgjidhur keto probleme me te cilat perballemi bashke. Ne e mireprsim kete nisme te re dhe per ne kjo tregon seriozitetin me te cilin qeveria po e adreson kete ceshtje. Ajo cka thuhet ne planin e veprimit eshte dicka shume e mire dhe tani na mbetet te shohim dhe te ndihmojme me zbatimin.
A do të kemi vizita të nivelit të lartë të zyrtarëve të dy vendeve?
Patjeter; vetem 10 dite me pare Ministri yne per Evropen Sir Alan Duncan ishte ketu. Ne presim vizita te tjera te nivelit ministror gjate vitit te ardhshem. Po ashtu mund te ftojme disa nga ministrat shqiptare ne MB. Pra mendoj se keto lidhje qe po shohim tani, marredheniet tona dyplaeshe presim te forcohen me shume.
Ju kam ndjekur në disa dalje tuaja të mëparshme, ku keni shfaqur mbështetje maksimale për futjen e teknologjisë në biznes, dhe krijimit të start upeve nga të rinjtë, mund të na sqaroni diçka më shumë?
21 ne kemi nje projekt mbi nje qender te perbashket teknologjike qe titullohet UK-Albania Tech hub. Me ane te ketij programi ne jemi duke mbeshtetur kompani te vogla start-up ne fushen e teknologjise. Jemi duke trajnuar rreth 15 syresh permes trainereve nga MB-ja duke i mbeshtetur ne nje sere fushash, duke perfshire edhe marketimin e produkteve te tyre. Me pas ato kompani qe kane shfaqur rezultate me te mira pergjate trajnimit do t’i cojme ne MB per t’i prezantuar me kompani britanike per te pare sesi mund te hyne ne tregun britanik. Eshte nje projekt shume interesant dhe i ri e nese shkon mire ndoshta mund ta zgjerojme me tej. Por pergjate zbatimit te ketij projekti kemi kuptuar se ka njerez te shkelqyer me ide te mrekullueshme ne shqiperi. Kjo ne ffakt mund te jete nje mundesi e mire per te ardhmen ne Shqiperi- zhivllimi i industrise se teknologjise si nje menyre per ta nxitur ekonomine me gjeresisht. Kjo eshte nje fushe ne te cilen Shqiperia mund te ndihmoje sepse ekonomia jone eshte e fokusuar ne fushen digjitale.
A vazhdon më programi i bursave për studentët shqiptar?
Numri i bursave te qeverise britanike per studentet shqiptare ose ndryshme programi Chevening ndryshon nga viti ne vit, por prej fillimit te viteve ’90 ne kemi mbeshtetur rreth 200 shqiptare te vazhdojne studimet master ne Britani. Ky program mbeshtet te rinjte shqiptare qe duan te kryejne nje master ne universitetet britnaike. Kete vit kemi cuar 8 dhe shpresojme te dergojme po kaq vitin e ardhshem. Ne mundohemi gjejme studentet me te mire, u japim mundesine te kryejne nje master ne Britani e pastaj te kthehen e te investojne ekspertizen e fituar ne fushat e tyre, duke punuar ne shqiperi me idene per te qene udheheqesit e ardhshem. Kemi disa shembuj bursantesh Chevening qe kane arritur pozicione te forta lidershipi ne shqiperi. Ne shpresojme qe po luajme pjesen tone ne formimin e gjenerates se re te liderave ne shqiperi,duke u siguruar qe ata jane te pergatitur per sfidat e ardhshme.
Si do e vlerësoni rolin e Shqipërisë në Ballkan?
Ne shume menyre Shqiperia eshte nje shembull qendrueshmerie. Ne mendojme se shqiperia mund te luaje nje rol pozitiv, p[jeserisht sepse eshte duke e dhene nje shembull te tille dhe mund te luaje nje rol te dobishem ne kuader te diskutimeve me te gjera politike. Mirepo duhet te vleresojme edhe rreziqet apo veshtiresite qe lindin nga lojerat politike ne rajon duke qene se ka shume forca te ndryshme. Por mendoj se shqiperia eshte nje shembull shume i mire i nje shteti anetar te natos, ku gjerat mund te funksionojne e ku ka stabilitet politik.
Në samitin e Triestes u fol për një treg të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, a besoni se mund të arrihet ky objektiv?
Shume gjera jane te veshtira por kjo nuk do te thote qe jane te pamundura. Ideja e nje tregu te perbashket varet shume sigurisht nga lidershipi dhe vullneti politik, si edhe deshiren per ta realizuar. Por sic po flisnim me pare, nje gje e tille do t’i terhiqte investitoret e huaj ne rajon, pra mundesia per te tregtuar ne rajon si ne nje treg te perbashket. Mendoj se kjo eshte nje aspirate e mire, dicka qe perputhet me samitin e Balkanit Perendimor qe do te mbahet ne veren e vitit tjeter ne Britani si pjese e procesit te berlinit. Dhe sigurisht dicka qe ne mund ta nxisim te ndodhe.
Kur flitet për Ballkanit, nuk mund të lihet mënjanë aspekti i sigurisë. Kemi nga njëra anë Naton Shtetet e Bashkuara, praninë Ruse gjithmonë në rritje, por edhe Turqinë. Pse besoni se Ballkani është kaq i rëndësishme për të patur një prani kaq të madhe të aktorëve kryesorë ndërkombëtar?
Ky eshte nje rajon i mbushur plot e perplot me histori sic e dime. Nje rajon qe ka qene jashtezakonisht i rendesishem per te ardhmen e botes per shume shekuj, per shembull ajo cka kemi pare ne Sarajeve. Cdokush e kupton pse Ballkani perendimor eshte kaq i rendesishem. MB gjithashtu. Kryeministrja jone e ka bere shume te qarte se pas largimit te Britanise nga BE-ja ne do t’i kuhstojme vemendje te vecante rajonit. Une permenda faktin qe ambasada jone eshte duke u zgjeruar- do te kemi rreth 3 here me shume diplomate ketu nga c kishim ne fillim te vitit. Kjo sepse pjeserisht e e shohim rajonin dhe shqiperine gjithashtu si shume te rendesishem per evropen dhe per te ardhmnen e MB-se gjithashtu. Pikerisht per shkak te rendesise qe ky rajon ka, ne bashkarisht jemi duke shpenzuar energji dhe burime per ta ndihmuar te funksionoje sic duhet.