Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës

2025/01/10 at 12:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës

Paralajmërimi i autoriteteve serbe se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), shtron pyetjen se çfarë pasojash do të kishin ato për thesarin e këtij shteti dhe popullatën e tij?!


Për mundësinë e sanksioneve ka folur disa herë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa nga SHBA-ja nuk ka ndonjë konfirmim.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Kompanive të Naftës në Serbi, Tomisllav Miqoviq, thotë se sanksionet eventuale do të ndikonin në tregun serb të derivateve të naftës, por shton se për të gjitha pengesat që mund të dalin, ka zgjidhje dhe se furnizimet nuk do të ndërpriten.

“Unë jam i bindur se ato sanksione – çfarëdo qofshin ato, nëse miratohen – nuk janë të drejtuara kundër Serbisë. Ndaj, besoj se do të gjendet një zgjidhje për të garantuar furnizim të sigurt të tregut vendas”, thotë Miqoviç për Radion Evropa e Lirë.

NIS është kompania e vetme në Serbi, e cila merret me kërkimin, prodhimin dhe rafinimin e naftës dhe me prodhimin e gazit natyror.

Sipas Vuçiqit, pronësia ruse ka bërë që SHBA-ja të planifikojë vendosjen e sanksioneve ndaj ish-kompanisë shtetërore, NIS.

Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, ka shumicën e aksioneve në NIS që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj mëmë, Gazprom.

Gjithsej, ato kanë 56.15 për qind të aksioneve, kurse 29.87 për qind janë në pronësi të Serbisë.

Pjesa e mbetur u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por prodhuesi më i madh në botë i gazit, Gazprom, nuk i nënshtrohet embargos së vendeve perëndimore.

Çfarë do të thoshin sanksionet për NIS-in?

Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 16 dhjetor se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë, si dhe rrjetet e saj të prokurimit dhe financiare, që përdoren për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”, kanë thënë nga DASH-i.

NIS i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se operacionet e kompanisë janë duke vazhduar pa probleme dhe se ajo “mbetet e fokusuar në vazhdimin e realizimit të investimeve që ka filluar, si dhe në ruajtjen e stabilitetit në tregun vendas të derivateve të naftës”.

Po ashtu është thënë se NIS vazhdon ta monitorojë situatën aktuale dhe t’i analizojë të gjithë skenarët e mundshëm dhe pasojat e mundshme për operacionet e kompanisë.

Miqoviq thotë se është vështirë të spekulohet se çfarë do të sillnin sanksionet e mundshme.

“Është vështirë të pritet që të jetë një kompani serbe ‘me emër dhe mbiemër’. Ndoshta mund të futet ndonjë parim, që më pas do ta përfshinte edhe Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi të dy kompanive ruse”, thotë ai.

Miqoviç kujton se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mund t’i sanksionojnë operacionet e kompanive të tyre, në këtë rast pjesëmarrjen në zinxhirin e shpërndarjes së naftës, por jo edhe të kompanive në vendet e treta.

“Metoda aktuale e vendosjes dhe zbatimit të sanksioneve duket kështu… për shembull në rastin e Bashkimit Evropian miratohet një direktivë që i ndalon vendet [anëtare] të bëjnë biznes me kompani ose mallra të caktuara”, thotë ai.

“Nuk do të ketë mungesa”

Vuçiq ka thënë se në Serbi nuk do të ketë mungesa të naftës, në rast të sanksioneve, dhe se “njerëzit nuk duhet të shqetësohen”.

Duke folur më 5 janar, ai ka thënë se, edhe sikur shteti të mos jetë në gjende të importojë, ai do të ketë naftë dhe benzinë mjaftueshëm për 85 ditë dhe se Serbia do t’ia dalë “edhe në kushtet më të vështira”.

Gati 80 për qind e nevojave për naftë në Serbi plotësohen nga importi, vlerësohet në raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore të Energjisë së Serbisë për vitin 2023. Konsumi total i naftës në Serbi atë vit ka qenë rreth katër milionë tonë, sipas raportit.

Nafta në Serbi importohet kryesisht përmes një tubacioni me të cilin operon kompania JANAF në Kroaci. Përmes tij, nafta dërgohet në Kroaci, Hungari, Sllovaki dhe Serbi.

JANAF-i i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se NIS është partneri i tij i vjetër dhe më i madh afarist, me të cilin ka lidhur një “kontratë trevjeçare për transportimin e 10 milionë tonëve naftë deri në fund të vitit 2026”.

Cilat do të ishin pasojat për thesarin e shtetit të Serbisë?

Industria serbe e naftës, si një kompleks i madh industrial, kontribuon dukshëm në të ardhurat buxhetore, thekson Miqoviç.

“Por, pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave buxhetore është rezultat i konsumit të derivateve të naftës, ngado që vijnë”, thotë ai, duke shtuar se akcizat dhe TVSH-ja që rrjedhin nga konsumi i derivateve të naftës janë të njëjta, pavarësisht nëse vijnë nga rafineritë vendase apo nga importi.

“Ajo që nuk do të ishte e njëjtë [në rastin e sanksioneve], është funksionimi i një fabrike të madhe industriale. Pra, në vend që të funksionojë një fabrikë e madhe industriale vendase, për tregun tonë do të funksiononin impiante të tjera industriale në rajon”, thotë Miqoviç.

Ai shton se kjo do të nënkuptonte ulje të të ardhurave buxhetore, për shkak të reduktimit të funksionimit të një fabrike të madhe me numër të madh punëtorësh.

“Megjithatë, jam i bindur se sektori i energjisë do të gjejë përgjigje ndaj çdo ndërprerjeje dhe se tregu do të mbetet i furnizuar, sepse në histori ka pasur disa herë kërcënime të tilla dhe janë kapërcyer”, thotë Miqoviç.

“Problemet janë të zgjidhshme”

Miqoviq thekson se industria serbe e naftës ka një peshë të konsiderueshme në furnizimin e tregut vendas.

Sipas të dhënave nga Ministria serbe e Minierave dhe e Energjetikës, rreth 80 për qind e naftës së përpunuar në lëndë djegëse motorike në rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e NIS-it, importohet, ndërsa 20 për qind është naftë nga depozitat vendase në veri të Serbisë.

Miqoviç thotë se mundësia e mungesës së naftës “ekziston gjithmonë”.

“Ka shumë rreziqe në zinxhirin e gjatë të prodhimit, transportit dhe përpunimit të naftës, që shtrihet nga vendet e largëta të kontinenteve të tjera deri në stacionin e karburantit në fqinjësinë tonë”, thotë ai, por shton se, aktualisht, nuk ka indikacione se do të ndodhë ndërprerja.

E njëjta gjë, sipas tij, vlen edhe për rritjen e mundshme të çmimeve.

“Problemet janë të zgjidhshme. Jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje që do të mundësojë vazhdimin e përpunimit të naftës në Pançevë dhe, kështu, nuk do të ketë mungesa”, thotë Miqoviç.

Ai thotë se e bazon këtë optimizëm në përvojën e kaluar me sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

“Nëse merret parasysh se si janë vendosur sanksionet deri tani kundër tregtisë së naftës ruse dhe operacioneve të kompanive ruse, gjithmonë ka pasur një periudhë për të gjetur një zgjidhje për kompanitë që nuk janë nga Rusia, por që kanë një lloj marrëdhënieje partneriteti me to”, thotë Miqoviç.

A ka një plan B?

Qeveria e Serbisë ka miratuar, ndërkohë, një vendim për themelimin e një trupi koordinues për të garantuar furnizime të sigurta me naftë dhe gaz, për shkak të, siç është thënë, vendosjes së mundshme të sanksioneve të SHBA-së kundër NIS-it.

Miqoviq thotë se të gjitha vendet, përfshirë edhe Serbinë, kanë planin e tyre të reagimit, në rast të ndërprerjeve të furnizimit me energji.

“Gjithmonë ekziston mundësia që furnizimi me naftë në tubacionet e naftës të ndërpritet. Gjithmonë ekziston mundësia që të ndodhë një aksident në rafineri, ndaj bëhen plane për reagim”, thotë ai.

Ai që nuk ekziston, sipas tij, është një plan që do të mundësonte furnizim afatgjatë dhe të rregullt edhe pa funksionimin e një rafinerie.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e furnizimit me naftë pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia mbetet kryesisht e varur nga produktet ruse të energjisë.

Kjo varësi ka qenë një nga argumentet kryesore të Beogradit zyrtar për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës – gjë që BE-ja i kërkon ta bëjë si vend kandidat për anëtarësim në këtë bllok.

Pasi BE-ja ka vendosur sanksione të reja tregtare ndaj Rusisë në vitin 2022, Serbia dhe Hungaria kanë rënë dakord në tetor të atij viti që të ndërtojnë një tubacion nafte, që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me “naftë më të lirë nga Uralet, duke u lidhur me tubacionin Druzhba”.

Sipas një deklarate të mëhershme të ministres serbe të Energjisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ndërtimi i këtij tubacioni do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025./ REL



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Para
U dërgua për mjekim të specializuar në Athinë, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Janullatos në gjendje stabël

Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos/ Kisha Ortodokse: Ndodhet i intubuar

U filmuan duke qeshur, Trump: Unë dhe Obama ndoshta e pëlqejmë njëri-tjetrin

U filmuan duke qeshur, Trump: Unë dhe Obama ndoshta e pëlqejmë njëri-tjetrin

U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi lihet në burg: Do të jem i pranishëm në çdo seancë!

U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi lihet në burg: Do të jem i pranishëm në çdo seancë!
















TE FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
10 Maj, 2025

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në...

Lexo më shumë

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
10 Maj, 2025

Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit. Ministri i informacionit i vendit,...

Lexo më shumë

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com