Policia e Tiranës, ka arrestuar sot tre persona me akuzën se kanë vjedhur plot 9 banesa.
Tre të arrestuarit janë persona me precedentë penalë por kishin përfituar nga amnistia e fundvitit.
Ata kanë vjedhur 9 banesa që nga muaji dhjetor, kur u liruan nga burgu.
Personat janë Xhuljano Asllanaj, Genci Shiba dhe Dionis Subashi.