Pashkë të shtrenjta në Greqi për këtë vit, si mund të ndikojë kjo tek shqiptarët atje

Greqia njihet në rajon për festimin e Pashkëve, kjo për shkak të ndjekjes të së njëjtës traditë, mbledhja e gjithë njerëzve të dashur, pjekja e qengjit, “cukitja” e vezeve të kuqe deri sa të dalë një fitimtar, buka tradicionale e festës si dhe cokollatat vezë për fëmijët.

Mendohet se këtë vit Pashkët në Greqi do të festohen më shtrenjtë, kjo për shkak të rritjes së çmimeve.

Teksa mesatarisht kilja e mishit për t’u pjekur në Greqi kushton rreth 11 euro, këtë vit pritet që të arrijë deri në 16 euro, ndërsa dhia deri në 17 euro, sipas medias greke. Këto rritje do të nisin nga dita e sotme, më 7 prill.

Arsyetimi për rritjen e çmimit për kile të qengjit, vjen për shkak të sasisë së pakët që ndodhet në treg. Sipas medias fqinje, kjo sasi e ulët vjen sepse shumë kafshë u therën për shkak të sëmundjeve, duke mos i bërë të konsumueshëm.

Edhe pse do ketë rritje të çmimit të mishit, buka tradicionale e Pashkëve, e njohur si tsureki, nuk pritet të ketë ndryshim të çmimit, kjo sepse ato janë produkte të punuara me dorë në furrat e bukës, e ka mundësi prodhimi të mjaftueshëm. Një tsureki kushton mesatarisht 15 euro.

Lambadhat, ose ndryshe qirinjtë artizanë të posaçme për Pashkët, pritet të ketë rritje në çmim, pasi po u kushtohet rëndësi materialeve ekologjike, të cilat janë më të kushtueshme, për të mos përfshirë më pas punimi i tyre të cilat kanë kosto me vete. Çmimi për një nga këto qirinj nis nga 15 euro.

Por si ndikojnë Pashkët në Greqi për shqiptarët?

Shqiptarët, një popull i njohur ndërkombëtarisht për harmoninë fetare, nuk bën përjashtim as kur jeton në Greqi.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve në shtetin fqinjë festojnë gjithashtu Pashkët, së bashku me miqtë e tyre grekë, por gjithashtu dhe me njëri-tjetrin si bashkëkombas. Zakonisht mblidhen në shtëpitë e tyre dhe ftojnë miqtë më të mirë për të pjekur një qengj, e për të festuar me çdo element tjetër të kësaj feste fetare.

Një gjë që nuk mungon në tavolinë është dhe alkooli, i cili në Greqi është më i kushtueshëm, e kjo ditë feste nuk njeh limite pasi të gjithë janë pushim, pavarësisht profesioneve.

Kështu, edhe shqiptarët janë të ndikuar nga rritja e çmimeve për festat në Greqi, qoftë nëse i organizojnë vetë, apo janë të ftuar diku, ata janë të ‘detyruar’ për të investuar ekonomikisht për Pashkët.

Pashkët e vitit 2025, si për katolikët dhe ortodoksët do të jenë më 20 Prill./tvklan.al




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT