Policia ka dhënë sqarime lidhur me afatin e pasaportave të të miturve të shtypura gabim me një afat 10-vjeçar. Për këto pasaporta të cilat janë lëshuar në periudhën prill 2009-korrik 2010, është shtyrë me një vit vlefshmëria.
“Edhe pse janë shtypur me një afat 10-vjeçar, nëse kanë kaluar 6 vite që nga lëshimi i tyre, janë të pavlefshme”, – sqaron policia duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë afatin e pasaportave të fëmijëve të tyre nën 16 vjeç përpara udhëtimit.