Avioni Jet2, i nisur për në Glasgow nga Bodrumi, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bullgari mbrëmë. Shkak u bë një burrë, i cili në gjendje të dehur u përpoq të hapte derën e avionit.
Avioni kishte si destinacion Glasgow dhe ishte plot me turistë që udhëtonin për në shtëpi nga Halicarnassus.
Një zëdhënës i Jet2 tha se “Fluturimi LS124 nga Halicarnassus në Glasgow u devijua për në Aeroportin e Sofjes sepse një pasagjer i dehur tentoi të hapte derën e avionit, më pas policia e arrestoi atë.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 BST gjatë fluturimit LS124 gjatë natës. Një pasagjer i tha MailOnline se ata përfundimisht u rikthyen në Glasgow në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Një burrë që ishte jashtëzakonisht i dehur dhe i ulur në rreshtin e daljes së urgjencës u përpoq të hapte derën në mes të fluturimit”, tha një nga dëshmitarët./Opinion.al