Miliarderi Elon Musk, ka bërë të ditur se po largohet nga administrata Trump, ku kishte shërbyer si një “Punonjës i Posaçëm Qeveritar”, në kuadër të përpjekjes për të ulur madhësinë dhe shpenzimet e qeverisë amerikane.
Largimin e tij jo dhe kaq të befasishëm, ai e lajmëroi përmes një postimi në rrjete sociale, ku deklaron se DOGE nuk do të “zhduket”.
Ndër të tjera ai ka falenderuar dhe Trumpin, pavarësisht se politikat e tij duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Musk-it.
“Ndërsa koha ime e planifikuar si Punonjës i Posaçëm Qeveritar po mbaron, do të doja të falënderoja Presidentin @realDonaldTrump për mundësinë për të zvogëluar shpenzimet e panevojshme.
Misioni @DOGE vetëm sa do të forcohet me kalimin e kohës, ndërsa do të bëhet një mënyrë jetese në të gjithë qeverinë”, shkroi Musk në X.