Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas vrasjeve në masë javën e kaluar, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

2023/05/08 at 9:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas vrasjeve në masë javën e kaluar, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën në Beograd të hënën, duke më shumë siguri, ndalim të shfaqjes së përmbajtjes së dhunshme në televizione dhe dorëheqjen e ministrave kryesorë, disa ditë pas dy sulmeve në masë, që lanë pas vetes 17 të vrarë.

Turma e paparë në vendin ballkanik prej vitesh, parakaloi solemnisht nëpër qendrën e qytetit pas një pankarte ku shkruhej, “Serbia kundër dhunës”.

“Jemi mbledhur këtu për të bërë nderimet tona të fundit, për të bërë më të mirën që kjo të mos ndodhë më kurrë, askund”, tha Borivoje Pleçeviç nga Beogradi.

Të mërkurën e kaluar, një nxënës i cili mori me vete dy revole në shkollën e tij, vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur.

Dy ditë më vonë, një burrë 21 vjeçar duke vrau tetë veta dhe plagosi 14 të tjerë në Serbinë qendrore.

Të dy sulmuesit janë arrestuar.

Protestuesit dhe mbështetësit e opozitës kërkuan mbylljen e stacioneve televizive dhe tabloideve të cilët i akuzojnë për shfaqje të përmbajtjes së dhunshme dhe vulgare.

Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë këto akuza.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë shtetërore të sigurisë, Aleksandar Vulin, si dhe shkarkimin e Komitetit Rregullator të Qeverisë për Median Elektronike (REM) brenda një jave. Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç dha dorëheqjen të dielën.

Protestuesit kërkuan gjithashtu një seancë të jashtëzakonshme parlamentare dhe një debat rreth situatës së përgjithshme të sigurisë.

“(Ky është një akt) solidariteti kundër … dhunës në media, në parlament, në jetën e përditshme … solidaritet për shkak të fëmijëve të humbur”, tha Snezhana, një grua rreth të 60-ave që nuk pranoi të tregonte mbiemrin e saj.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të Serbisë.

Në përgjigje të sulmeve, policia serbe shpalli të hënën një amnisti njëmuajshe për dorëzimin e armëve të paligjshme. Ajo tha se mbi 1,500 armë u dorëzuan në ditën e parë.

Përveç ligjeve ekzistuese për përdorimin e armëve presidenti Vuçiç shpalli kontrollet policore të pronarëve të armëve të regjistruara.

Serbia ka një kulturë të rrënjosur thellë të mbajtjes së armëve, dhe së bashku me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor është e mbushur me armë dhe municione të nivelit ushtarak në duart e qytetarëve privatë, pas luftërave të viteve të 90-ta që cuan në rrënimin e ish Jugosllavisë./ VOA

Ju sugjerojmë

Nis me tensione seanca plenare në Kuvend/Berisha:Farsa zgjedhore me paratë e krimit
Aktualitet

Nis me tensione seanca plenare në Kuvend/Berisha:Farsa zgjedhore me paratë e krimit

29 Maj, 2025 12:29 pm
Jashtë Parlamentit, Kryemadhi: S’më vjen keq, karrigia nuk është e imja
Aktualitet

Jashtë Parlamentit, Kryemadhi: S’më vjen keq, karrigia nuk është e imja

29 Maj, 2025 12:27 pm
Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë
Aktualitet

Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë

29 Maj, 2025 12:20 pm
Deputeti i PS: Nëse u ble një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg!
Aktualitet

Deputeti i PS: Nëse u ble një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg!

29 Maj, 2025 12:17 pm
“Të shkuara, të harruara!” Parashqevi Simaku rrëfehet sonte në “Opinion”
Aktualitet

“Të shkuara, të harruara!” Parashqevi Simaku rrëfehet sonte në “Opinion”

29 Maj, 2025 12:09 pm
“200 mijë Euro të më sillnin gjallë Talo Çelën”, dëshmia e të penduarit Erjon Alibej
Aktualitet

“200 mijë Euro të më sillnin gjallë Talo Çelën”, dëshmia e të penduarit Erjon Alibej

29 Maj, 2025 12:00 pm
Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë
Rajoni

Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

29 Maj, 2025 11:51 am
Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin/ Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit
Aktualitet

Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin/ Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

29 Maj, 2025 11:49 am
Dhunuan 2 persona për pronën në Rrugën e Elbasanit, kapen 4 të rinj nga Nikla
Aktualitet

Dhunuan 2 persona për pronën në Rrugën e Elbasanit, kapen 4 të rinj nga Nikla

29 Maj, 2025 11:35 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Dokumenti/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në seancën parlamentare

29 Maj, 2025 11:32 am
Para
Rama: Berisha dhe Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë

Rama: Berisha dhe Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë

Veliaj tregon momentin më të vështirë të fushatës

Veliaj tregon momentin më të vështirë të fushatës

A janë paguar artistët që deklaruan mbështetjen ndaj tij? Flet Erion Veliaj

A janë paguar artistët që deklaruan mbështetjen ndaj tij? Flet Erion Veliaj

TE FUNDIT

Nis me tensione seanca plenare në Kuvend/Berisha:Farsa zgjedhore me paratë e krimit

Nis me tensione seanca plenare në Kuvend/Berisha:Farsa zgjedhore me paratë e krimit
29 Maj, 2025

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, e para që nga fushata elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit. Kryetarja e Kuvendit...

Lexo më shumë

Jashtë Parlamentit, Kryemadhi: S’më vjen keq, karrigia nuk është e imja

Jashtë Parlamentit, Kryemadhi: S’më vjen keq, karrigia nuk është e imja
29 Maj, 2025

Monika Kryemadhi ka folur për gazetarët lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku ajo dhe ish-bashkëshorti i saj...

Lexo më shumë

Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë

Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë
29 Maj, 2025

Kandidati për deputet i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat, pasi nuk arriti të merrte dot...

Lexo më shumë

Deputeti i PS: Nëse u ble një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg!

Deputeti i PS: Nëse u ble një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg!
29 Maj, 2025

Luan Duzha, deputeti i PS-së në Qarkun Elbasan, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin për t’u bërë pjesë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com