Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas vizitës së Netanyahut/ Hungaria njofton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

2025/04/04 at 8:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas vizitës së Netanyahut/ Hungaria njofton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Deklarata e Hungarisë për largimin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale erdhi menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arriti në Budapest.

Ndaj tij kjo gjykatë ka lëshuar urdhër arresti.

“Hungaria do të largohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Qeveria do të ndjekë procedurën për tërheqjen në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. Por edhe pse Hungaria deklaroi se do të tërhiqet nga marrëveshja për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një gjë e tillë hyn në fuqi vetëm një vit pas deklaratës me shkrim për tërheqjen.

Njoftimi nga Budapesti përkoi me vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Hungari. Kundër Netanyahut ekziston njëurdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës.

Prandaj shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet ta arrestojnë atë, nëse Netanyahu ndodhet në territorin e tyre.

Pas pritjes nga Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, në aeroportin e Budapestit, Netanyahu pati një takim edhe me kryemministrin hungarez Viktor Orban. Sipas planit Netanjahu do të kthehet në Izrael të dielën. Ndryshe nga zakonisht detajet e vizitës nuk janë bërë të njohura paraprakisht.

Urdhër-arresti “plotësisht i papranueshëm”

Orbani e bëri të qartë se nuk ndihet i detyruar të zbatojë direktivat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që në nëntor të vitit të kaluar kur kjo gjykatë lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar kundër Netanyahut. Në atë kohë kryeministri hungarez i bëri në mënyrë demonstrative ftesë kolegut të tij izraelit, ftesë së cilën Netanyahu ju përgjigj tani. Orbani e quajti asokohe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.

Akuzat ndaj Netanjahut

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaruan në nëntor se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, Joav Galant, ishin penalisht përgjegjës për akte të tilla si vrasje, persekutim dhe përdorimi i urisë si armë lufte. Kjo e fundit është pjesë e një “sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile të Gazës”.

Në të njëjtën kohë Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​gjithashtu urdhër arresti për Mohammed Deif, shefin ushtarak të organizatës radikale islamike palestineze Hamas, i cili ndërkohë është vrarë nga Izraeli.

Izraeli i hedh poshtë akuzat dhe i konsideron ato si të motivuara politikisht dhe antisemite. Jeruzalemi deklaroi se duke lëshuar urdhër arresti kundër një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi që ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka humbur gjithë legjitimitetin e saj.

Orbani i mbështet pa rezerva veprimet e qeverisë së Netanyahut në luftën kundër Hamasit. Si anëtare e Bashkimit Evropian Hungaria ka bllokuar gjithashtu rezolutat e BE-së që bëjnë thirrje për një armëpushim dhe kujdes më të madh kundrejt popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës./DW

Ju sugjerojmë

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
Bota

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

26 Shtator, 2025 9:39 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Para
Ndarja nga jeta e aktores së madhe Margarita Xhepa, homazhet do të mbahen te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa/ Mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Putin nuk tërhiqet nga Ukraina, Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv

Putin nuk tërhiqet nga Ukraina, Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv

Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, njëra prej tyre përfundon në kanal

Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, njëra prej tyre përfundon në kanal

TE FUNDIT

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
26 Shtator, 2025

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga...

Lexo më shumë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
26 Shtator, 2025

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që...

Lexo më shumë

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
26 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një raund të ri tarifash tregtare që prekin disa nga sektorët më të rëndësishëm...

Lexo më shumë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com