Oficerët e Policisë Gjyqësore vijojnë zbatimin e vendimit të GJKKO dhe kanë nisur punën për sekuestrimin pronave të Jamarbër Malltezit.
Mesohet se Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbritur në terren në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë sekuestron e apartamenteve në ish-kompleksin “Partizani”.
Kujtojmë që një ditë më parë dhëndrit të Sali Berishës iu sekuestrua një vilë në Gjirin e Lalëzit.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare, vila dhe apartamente./Opinion.al