Kryeministri Edi Rama ka tërhequr sot kandidatin e Partisë Socialiste në Kavajë, duke ia kërkuar këtë gjë edhe kandidatit të pavarur, fill pas këtij vendimi, një pozicion të ngjashëm ka marrë edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Kreu i PD-së, Basha kishte lajmëruar një takim me strukturat drejtuese të partisë në Kavajë, sonte në orën 19:00, por pas vendimit të kryeministrit është “kthyer në rrugë”.
Me shumë gjasa, pritet që shefi i opozitës të flasë në çadër në orën 19:00.
Me interes është reagimi i tij, jo vetëm ndaj tërheqjes së Ramës, por edhe ndaj oferëts së KM që të takohen sërish.