Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas tragjedisë në Koçani, Maqedonia e Veriut në zi

2025/03/17 at 6:52 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas tragjedisë në Koçani, Maqedonia e Veriut në zi

Dy ditë pas tragjedisë në qytetin Koçani me 59 të vdekur dhe mbi 155 të plagosur në Maqedoninë e Veriut në spitale po kujdesen për kurimin e të plagosurve. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.


Gjendja e pacientëve të shtruar në spitale është relativisht e qëndrueshme, vuri në dukje ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke nënvizuar se në klinikat e vendit janë shtruar 84 pacientë ndërsa 51 të tjerë janë dërguar jashtë vendit

“Gjendja e pacientëve është relativisht stabile, fatmirësisht asnjë prej pacientëve nuk ka pas ndonjë farë komplikimi. Deri tani në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë, 51 pacientë janë jashtë vendit. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Rumani 4. Sot do të niset edhe  një fluks i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd 12 pacientë të tjerë”, ka deklaruar Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. Përveç që një numër i konsiderueshëm i të lënduarve është dërguar për mjekim jashtë vendit, nga sot në Maqedonin e Veriut kanë filluar të arrijnë edhe ekipe mjekësore nga jashtë

“Sot mendoj se situata është nën kontroll, kanë arritur mjek nga disa shtete tjera. Do ti shpërndajmë nëpër Klinikat ku ka nevojë që të punojnë bashke me mjekët tanë dhe ti shpërndajnë përvojat e tyre”, është shpreh Taravari.

Të 59 trupat e pajetë janë sjellë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet autopsia dhe identifikimi i viktimave për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes ka konfirmuar drejtori Aleksandar Stankov. Ai njoftoi se po punohet në mënyrë të intensifikuar që familjarët t’i marrin trupat e viktimave brenda javës.

“Mbrëmë ka filluar autopsia dhe procesi për identifikim dhe puna është në vijim e sipër. Punojmë me shpejtësi sa është e mundur që familjarët të mund t’i marrin trupat e viktimave”, deklaroi Aleksandar Stankov drejtor i Institutit të mjekësisë ligjore.

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ka zbardhur detaje të reja lidhur me masat që ndërmarrin organet e rendit për të zbardhur rastin e tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona. Toshkovski tha, se fishkezjarrët që dyshohet se shkaktuan zjarrin i ka sjellë grupi muzikor DNK ndërsa personi i cili ka qenë përgjegjës për t’i ndezur fishekzjarrët ka ndërruar jetë.

“Janë arrestuar 13 persona, shitësi i biletave, 4 pjesëtar të sigurimit, pronari i diskotekës, disa inspektor si dhe një person tjetër që ndërlidhet me ngjarjen. Ndaj 11 personave është shqiptuar masa e paraburgimit. Për mjetet piroteknike do të dorëzohet raport në prokuroi. Janë konstatuar disa parregullsi në kuadër të objektit që është shfrytëzuar si diskotekë. Diskoteka jo që nuk ka pasur licencë por ka punuar në objekt të improvizuar”, ka deklaruar ministri i Brendshëm Panço Toshkovski, duke shtuar se klubi i natës në fjalë ka pasur vetëm dy aparate kundër zjarrit dhe se nuk ka pasur dyer për evakuim.

Në të gjitha diskotekat dhe klubet e natës që funksionojnë në Maqedoni do të realizohen kontrolle të rrepta që duhet të nxjerrin në pah të gjitha neglizhimet.

“Korrupsioni dhe krimi na sjellin në një situatë që t’i humbim jetën e të dashurve tanë. Ose do të ndryshojmë sistemin në këtë shtet ose nuk do të ekzistojmë. Gjithsecili që ndërlidhet me tragjedinë e Koçanit do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, ka thënë ministri Toshkovski.

Mickoski: Të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski ka thënë se tragjedia në Koçan mund të vlerësohet pamëdyshje si vrasje masive, që dikush e ka lejuar për të fituar para.

“Nuk do të ketë mëshirë, kushdo që të jetë, prej çfarëdo përkatësie etnike le të jetë dhe prej cilës do parti le të jetë. Ajo çfarë ka ndodhur është më shumë se krim, kjo është do të thosha vrasje masive, të cilën dikush e ka lejuar për para, për ryshfet, për korrupsion që të ndodh”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas tijë gjendja me punën e klubeve të natës në Maqedoninë e Veriut është alarmante. Shumica e tyre punojnë pa licencë. “Erdhëm në përfundim se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca për kabare, ndërsa ju mund ta paramendoni se sa klube punojnë në shtet. Vetëm 12 posedojnë licenca”, shprehet Mickovski.

Ngjarja tragjike në Koçan mblodhi qindra protestues në parkun e këtij qytetit, ku qytetarët mbanin pankarta ku shkruhej “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”. Në këto protesta  po kërkohet edhe dorëheqje kolektive e të gjithë bartësve të institucioneve. Një ditë pas ngjarjes tragjike, dha dorëheqje të parevokueshme kryetari i komunës së Koçanit./DW



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Ish-krerët e UÇK shprehin ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit: Ishte bashkëudhëtar i rrugës për liri!

Ish-krerët e UÇK shprehin ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit: Ishte bashkëudhëtar i rrugës për liri!

Lista e PS për Fierin, Bardhi: Fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg

Lista e PS për Fierin, Bardhi: Fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg

Zjarri në diskotekë në RMV, identifikohen 35 viktima

Zjarri në diskotekë në RMV, identifikohen 35 viktima
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com