Pas tërmetit të rënë ditën e sotme në Shqipëri, Presidenti i Republikës Ilir Meta është nisur drejt qytetit të Durrësit, ku ishte dhe epiqendra e lëkundjeve.
Për pak minuta Presidenti Meta pritet të jetë në Prefekturën e Durrësit, ku do te zhvillojë një takim me Prefektin Roland Nasto për t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti.
Tërmeti 5.8 ballë shkaktoi 68 persona të lëndua dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa qytete të vendit./ Opinion.al E.Xh.