Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në kryeministri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit, mes zyrtarit të lartë amerikan dhe kryeministrit Rama do të mbahet një konferencë për shtyp.
Ndërkohë po ashtu në kryeministri është parë të mbërrijë edhe ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Blinken gjatë vizitës në Shqipëri takoi përfaqsues të ambasadës së SHBA në Tiranë si dhe Presidentin Bajram Begaj.
Po ashtu ai zhvilloi një takim me të rinjtë në ambientet e Piramidës, me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.