Një ditë pas takimit kok më kokë me ambasadorin e OSBE-së, Vlotana Ademi ka deklaruar se “Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore”.
Në një status në Facebook, Ademi shkruan se parlamenti dhe qeveria janë uzurpuar nga një bandë kriminale e cila tashmë po përpiqet të pushtojë edhe qeverisjen vendore. Por 30 qershori sipas saj shërbeu si një referendum që i tregoi pushtetit se ishte pakicë.
“Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër!” mbyll postimin e saj Voltana Ademi./Opinion.al