Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas sulmit të Braçes/ Panariti: Erjon mos harro eskavatorin krahëgjatë që sollëm nga Turqia me insistimin tim

2016/02/18 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas sulmit të Braçes/ Panariti: Erjon mos harro eskavatorin krahëgjatë që sollëm nga Turqia me insistimin tim

Pas sulmit të ashpër që deputeti socialist Erion Braçe i bëri Ministrisë së Bujqësisë për zero investime në Lushnjë, ku sipas tij një grup të paaftësh kanë kapur bujqësinë në këtë këtë zonë, ka ardhur edhe reagimi i vetë Ministrit të Bujqësisë. Edmond Panariti.


Duke e cilësuar një sqarim miqësor për mikun e tij deputetin Braçe, Panariti ka renditur zhvillimet e mëdha në bujqësi në qeverisjen PS-LSI. “Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë. Le të përpiqemi së bashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë… Nuk ka…!!

Madje për ta përforcuar edhe më shumë këtë sukses, të cilin Panariti e quan edhe ca vetjak i kujton Braçes, eskavatorin krahgjatë që mezi i mbushi mendjen homologut turk që ta sillte në Shqipëri.

“Vlerësoj falënderimin tënd ndaj qeverisë turke për eskavatorin modern krahëgjatë, më të mirin e flotës tonë për bordin e kullimit të Lushnjës, por dëshiroj të kujtoj vetëm një detaje, ai eskavator erdhi në Lushnjë, falë insistimit tim deri në bezdi ndaj mikut tim ministrit turk të bujqësisë, në zyrën e tij .Natyrisht nuk priste puna për formulim kërkëse, marrëveshje, nënshkrime protokollare e mënyra ceremoniale që zakonisht mbetën sirtareve, sepse kanalet duheshin hapur që të kullonte uji dhe ky eskavator për fat mbërriti në kohë rekord dhe e bëri punën.

Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të mëdha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjës.”

Reagimi i plotë i ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti

NJË SQARIM MIQËSOR PËR MIKUN TIM, DEPUTETIN BRACE!!

KJO ËSHTË MINISTRIA E BUJQËSISË SOT!!

Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë. Le të përpiqemi sëbashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë… Nuk ka…!!

Sigurisht që ka vend për më shume dhe ti dhe unë e dimë këtë. Prandaj nuk do të lodhemi së enduri në

fusha, sera, kanale, argjinatura, diga dhe hidrovore për të mbrojtur dhe zhvilluar bujqësine aty. Herën e fundit që u pamë, ishim te dy mes ujërave në majë të argjinaturës së çare të Shkumbinit.

Vlerësoj falënderimin tënd ndaj qeverisë turke për eskavatorin modern krahëgjatë, më të mirin e flotës tonë për bordin e kullimit të Lushnjës, por dëshiroj të kujtoj vetëm një detaje, ai eskavator erdhi në Lushnjë, falë insistimit tim deri në bezdi ndaj mikut tim ministrit turk të bujqësisë, në zyrën e tij .

Natyrisht nuk priste puna për formulim kërkëse, marrëveshje, nënshkrime protokollare e mënyra ceremoniale që zakonisht mbetën sirtareve, sepse kanalet duheshin hapur që të kullonte uji dhe ky eskavator për fat mberriti në kohë rekord dhe e bëri punën.

Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të medha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjes.

Nga shpenzimet e planifikuara per vitin 2015, prej 510 milion leke gjithesej per ujitjen dhe kullimin, Bordit te Kullimit Lushnje i jane dhene 59 milion leke ose rreth 12% te totlait te shpenzimeve. Gjithashtu gjate vitit 2015, Bordit te Kullimit Lushnje i jane shtuar edhe 10 milion leke te tjera per shpenzime te energjise elektrike

Me Projektin e Bankes Boterore gjate vitit 2015 ka perfunduar rehabilitimi i rezervuarit te Thanes me vlere rreth 318 milion leke, ndersa gjate vitit 2016 do te filloi rehabilitimi i dy degeve kryesore me rezervuarin e Thanes (Dega Krutje dhe Terbuf) si dhe skema ujitese e Divjakes me vlere totale rreth 20 milion USD.

Ne lidhje me shpenzimet per mirembajtje, ne kuader te ristrukturimit te bordeve te kullimit aktiviteti mirembajtjes do te realizohet nga Bordi Rajonal i Kullimit Fier, per te cilin per vitin 2016 jane parashikuar 110 milion lek.

Po keshtu, nga buxheti qendror Bashkise Lushnje dhe Divjake i eshte planifikuar blerja e disa ekskavatoreve dhe shpenzime operative per pastrimin e kanaleve ujites dhe kullues.

Reforma në sistemin e kullimit dhe vaditjes, tashme i kalon pushtetit vendor shumë përgjegjësi. Ky proces zhvendosjeje nuk është i lehtë për të gjithë ne dhe kërkon një farë kohë.

Unë po bëj të pamundurën për të zbutur stresin e këtij transformimi gjigand dhe sidomos po kujdesem personalisht që profesionistët të gjejnë vendin e tyre brenda sistemit.

Sigurisht që janë edhe bashkitë ato që duhet të administrojnë me kritere profesionale mbi 200 punëtore e specialistë që kalojnë nën administrimin e tyre.

Së fundi , kërkohen me shume fonde dhe prandaj asnjëherë nuk kthehem nga vizitat e rralla jashtë vendit duar bosh, sepse nuk kemi para mjaftueshëm dhe këtë e dimë të dy. Prandaj o vij nga Kopenhageni me 13 milion euro , ndihmë dhe asistencë për zhvillimin e bujqësisë në zonat kodrinore dhe malore, o kthehem nga Brukseli me paketë financimi prej 71 milion euro për bujqësine, o vij nga Roma me 500 mijë euro për kultivimin e duhanit, o kthehem nga Stambolli me një eskavator 300 mijë euro në xhep e me radhë.



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Video/ Renato Mekolli provokon me lodrat e seksit

Video/ Renato Mekolli provokon me lodrat e seksit

Shqiptarët raca më e bukur në Europë

Shqiptarët raca më e bukur në Europë

Foto/ Ja 20 plazhet më të bukura për tu vizituar në 2016-tën

Foto/ Ja 20 plazhet më të bukura për tu vizituar në 2016-tën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com