Drejtori i CIA-s, John Brennan tha se sulmet në aeroportin e Stambollit kanë të gjitha shenjat dalluese të grupit ISIS.
Ai paralajmëron se grupi terrorist islamik mund të përpiqet të kryejë sulme të ngjashme edhe në Shtetet e Bashkuara, raporton 360gradë.al.
“Lëvizja e njerëzve dhe mallrave në botën e shekullit të 21-të në shumë drejtime mund të ndihmojë në atë që po përpiqet të bëj ISIS. Kemi parë që atyre as që u duhet të përpiqen të rekrutojnë njerëz. Sulmi i tmerrshëm në Orlado u bë nga një individ që ishte të gjendje të kishte qasje ndaj propagandës së tyre. Por ka gjithashtu individë që ata mund t’i drejtojnë dhe dislokojnë. Agjencitë e sigurisë dhe zbulimit kanë përpara një sërë sfidash”, tha zoti Brennan.