Për herë të parë një biznesmen shkodran që ka një ndërmarrje fasonerie pranon të flasë dhe të tregojë gjithçka rreth kësaj sipërmarrjeje. Rreth 50 punonjës protestuan sot në Shkodër për shkak se firma ku ata punojnë i mban 10% të pagës sepse prodhimi, këpucet që shkojnë drejt Italise kanë dalë me defekt. Por a kanë të drejtë këta punonjës? Cila është situata dhe klima e biznesit të fasonerisë. Ai nuk ka pranuar të identikohet por ka pranuar që të tregojë se si shteti shqiptar asnjëherë nuk ka qenë në anën e tyre, vështirësitë në gjithë këto vite si dhe pamundësitë për t’i ngjarë modeleve perëndimore të fasonerisë.
Kur e keni hapur fasonin?
Kam mbi 10 vite qe punoj ne kete sektor. E kam nisur me nje numer te vogel punonjesish, si nje aventure qe s’e dija ku do dilja, duke investuar cdo gjë timen, me shpresen qe nje dite do te arrija te realizoja ate qe kisha ne vizionin tim. Nje industri te mirellte.
A keni patur ndonje ndihme nga shteti nga celja e biznesit e në vazhdim?
Jo vetem asnje lloj ndihme, por ne te shumten e rasteve ka qene e veshtire te gjendet qoftë edhe një komunikim normal me shtetin, sepse përvec mungesës së strategjive dhe vizionit në drejtim të zhvillimit ekonomik, administrata e korruptuar është problemi kryesor. Shteti shqiptar e sheh biznesin vetem per ta shfrytëzuar dhe më pas hedhur. Sipas ekperiencës sime me disa nga vendet e prapambetura të Europës lindore, shteti shqiptar është më armiqësori me biznesin. Administrata nuk paraqet nje minimum etike, përkundrazi kur i bie të përballet me dikë nga bota e biznesit, bën cmos tua vështirësojë problemin në maksimum që të zhvasin pa mëshirë dhe po të guxosh t’u kundërvihesh, të hakmerren në atë mënyrë, që ti të pendohesh për tërë jetën pse reagove.
Po si i keni gjetur mundësitë për të bërë biznes?
A ju është dukur e vështirë dhe a jeni penduar ndonjëherë për sdën që keni ndërmarrë? Në rradhë të parë duhet te ekzistojë vullneti dhe dëshira e mirë, por në një vend si Shqipëria, që s’ofron asgjë dhe mungojnë oportunitete serioze për të bërë biznesin, kjo dëshirë zhbëhet me kalimin e kohës. Mungesa e mjeteve nanciare, mjegullnaja me pronat, me ligjet, mungesa e vullnetit të qeverive dhe administratave respektive për të ndërtuar terren pune të sigurtë për të biznesin, kontratat që bëhen e zhbëhen me urdhër peshku, klientelizmi në tendera, koncesione si dhe në trajtimin e detyrimeve skale etj, e kthejnë në pengesë reale hapjen dhe mbajtjen e nje biznesi. Unë kam bërë sakrica të jashtëzakonshme për të siguruar mjetet e para nanciare, të cilat kanë qenë një kredi me një interes të papërballueshëm, ku nëse cdo gjë nuk shkonte mirë, unë rrezikoja shtëpinë ku jetoj edhe sot. Për t’u penduar është e rëndë të thuhet e pranohet, por po të kthehesha mbrapsht si vështirë të zgjidhja të njëjtën gjë, të paktën këtë fasonin s’do e zgjidhja kurrë.
Pse? Sipas perceptimeve të njerëzve ju jeni një industri me shumë të ardhura.
Në rradhë të parë ne nuk jemi industri fare. Ne jemi thjeshtë disa argat që punësojmë argat të tjerë. Po t’i teket atij që të jep punën, mundet të të mbyllë për një orë me një telefonatë. Ja psh, një palë këpucë shitet nga rma italiane në tregjet e botës me cmim fabrike nga 20 – 40 euro në varësi të cilësisë, ne paguhemi nga 2 – 4 euro edhe pse bëjmë gjithë punën, që nga prestarija deri te shpërndarja nëpër dyqanet e klientëve nëpër botë. Me ato lekë duhet të paguash kreditë e fabrikës që ke ndërtuar, rrogat e qindra punonjësve, shpenzimet e tjera dhe të provosh të të ngelet dicka në fund.
Ju po thoni se të bësh këtë lloj biznesi qenka më shumë fatkeqësi se dicka që njeriu duhet ta shohë si oportunitet për të ecur përpara?
Fatkeqësi e vërtetë është të lindësh dhe të jetosh e punosh në Shqipëri, ku punëdhënësi më i madh është ky lloj biznesi pa asnjë lloj të ardhme. Unë kam 250 punonjës dhe sikur të kem punë gjithë kohës, faturimi im në muaj s’i kalon110mijë euro ose 150milion leke të vjetra ku unë vetëm paga dhe sigurime paguaj diku te 100milion të vjetra në muaj, po kredi, energji elektrike, qera telefon, pjesë këmbimi për makina, pagesa transporti etj me cfarë paguhen?! Vetëm energji elektrike e qera ne paguajmë 12milion në muaj, po të tjerat përfshirë dhe timin si mbyllen më 38milion lekë të vjetra? Dhe ky është muaji më i mirë. Në këtë pikë një luhatje e vogël në humorin e puntorëve mund të kthehet vrastare për këtë lloj biznesi pa asnjë të ardhme. Sikur 10% të punojnë puntorët më pak në muaj, i bie 11mijë euro më pak dhe firma mbetet pa asnjë tim.
Po mirë ju se shikoni një ditë kalimin nga fasonistë në industrialistë?
Kjo është ëndrra e cdo fasonisti, por mesa duket pak shanse do ketë të kthehet në realitet. Pasi ne nuk jemi as konkurues dhe as më të besueshëm se italianët. Italianët gjithë punën e bëjnë në Shqipëri dhe për këtë arrijnë të sigurojnë të njëjtin kosto për të mos thënë më të mirë, pasi ata nuk detyrohen të paguajnë taksa kur e fusin mallin në Europë, pasi favorizohen nga marrveshjet e tregtisë së lirë. Plus mjetet e stilimit automatike, prestaritë, ploterat etj janë shumë të kushtueshme, që ne me timin që disponojmë, nuk e bëjmë dot, pasi kushtojnë mbi 300mijë euro dhe sot për sot ne përdorim të italianëve, të cilët i kanë blerë pa nxjerrur kokërr leku nga vetja, por me fondet e BE, që quhet fondo perduto, ndërsa mua jo vetëm s’më siguron shteti gjë, po ku të jetë të më mbysë. Ndaj them që në Shqipëri shumë pak shanse ka të kalohet nga fasoni në industri të mirëlltë. Kjo pothuajse s’ka ndodhur as ne Rumani apo vende të tjera të ngjashme.
A mund t’ju bëjmë dy pyetje personale, të cilave nuk jeni të detyruar t’i përgjigjeni, por vetëm po e ndjetë. Sa prona të tundshme dhe të patundshme disononi duke qenëse ju jeni pronari i një fabrike 10 vjecare me qindra punëtorë?
Ky është paradoksi i fasonit, sepse ti punon dhe shkatërrohesh me vite dhe në fund të ngelet aq pak sa s’mund të përllet fare. Unë sot disponoj vetëm një shtëpi të rinovuar, një makinë modeste dhe një fabrikë, për të cilën më duhet t’i paguaj ende 1milion euro bankës, dhe me një mijë paqartësi ligjore përsa i përket pronës, të cilën e disponon Ministria e Ekonomisë, por ka pjesë edhe Ministria e Industrisë, por edhe Bashkia Shkodër, dhe askush nuk e di kur do të sqarohet kjo gjë, pasi unë kisha në llim një kontratë më Ministrinë e Ekonomisë, por me cdo ndryshim qeverie u hallakat më shumë kjo punë dhe një ditë, po tu teket, unë fare mirë mund ta humbas edhe atë investim që kam bërë dhe nga i gjithë mundi im disa vjecar të më ngelin vetëm ato 1milion eurot në bankë për tu paguar, të cilat për fat të keq nuk mbarohen kurrë.
Në këtë pikë i bie që ju të jeni më i varfër se një njeri që nuk është marrë kurrë me biznes apo e shikoni akoma mundësinë ta përktheni biznesin tuaj fason në një mundësi serioze?
Në kontekstin inanciar ashtu i bie, që unë pas 10vitesh me fabrikë dhe qindra punëtorë, rezultoj minus 900mijë euro, duke i dhënë edhe shtëpinë bankës, por shpresa thonë që vdes e fundit, ndoshta Zoti i kthen sytë një ditë nga Shqipëria dhe ata njerëz që kanë vendosur të punojnë me ndershmëri në këtë vend dhe vendos të mos na lërë tërë jetën bujkrobër.
Po diçka të fundit për punonjësit që ankohen pafund për fasonet, çfarë mund të na thoni?
Që ata s’kanë faj pasi janë të detyruar të punojnë gjithë ditën ditën r një pagë minimale e cila nuk arrin as tu mbulojë nevojat bazë, por realitetin duhet ta njohin edhe ata, pasi në të shumtën e rasteve ndjehen të shfrytezur pikerisht sepse nuk njohin realitetin tonë, sepse pronarët e fasonëve e quajnë ulje të tregojnë të vërtetat e tyre, ngaqë ka një rivalitet të egër mes fasoneve me njëri tjetrin për punonjës dhe nga nevoja mundohen kush e kush të tregojë forcë dhe të hiqet si biznesmen i fortë, por në fakt fasoni është mizerie, është si ajo patatja që njerëzit ushqehen në kohë luftrash e krizash të mëdha, por që s’mund të vazhdosh për gjatë se të zë skorbuti dhe unë druaj se ekonomia shqiptare vuan deri diku nga skorbuti, pasi ka barkun e madh dhe këmbët shumë të dobëta./Shkodra News