Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas protestave të dhunshme, Izraeli miraton reformën në drejtësi

2023/07/24 at 8:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas protestave të dhunshme, Izraeli miraton reformën në drejtësi

Deputetët izraelitë të hënën miratuan nismën gjyqësore të nxitur nga Kryministri Benjamin Netanjahu për të reformuar sistemin gjyqësor përkundër protestave të shumta që kanë shkaktuar përçarje të pashembullt në shoqërinë izraelite.


Votimi u mbajt në një atmosfere të tensionuar, në një seancë që deputetët e opozitës e quajtën “të turpshme” dhe e braktisën. Miratimi i planit dëshmon përkushtimin e Kryeministrit Netanjahu dhe aleatëve të tij të krahut të djathtë ekstrem, që ta realizojnë atë përkundër kundërshtive brenda shoqërisë izraelite, prishjes së kohezionit brenda ushtrisë së fuqishme të Izraelit dhe kritikave nga aleati i saj më i afërt, Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë bëri thirrje sot për dialog politik në Izrael.

“Presidenti Biden është shprehur publikisht dhe privatisht se, në demokraci, që ndryshimet madhore të kenë jetë të gjatë, kërkojnë një konsensus sa më të gjerë. Është për të ardhur keq që miratimi i ligjit sot u bë me shumicën më të vogël të mundshme,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Refoma parasheh ndryshime të shumta që do të kufizojnë kompetencat e gjyqësorit, përfshirë kompetencat e Gjykatës së Lartë për të sfiduar vendimet e kuvendit dhe për të ndryshuar mënyrën si zgjedhen gjykatësit. Kryeministri Netanyahu dhe aleatët e tij thonë se ndryshimet janë të nevojshme për të kufizuar kompetencat e gjykatësve, që nuk janë të zgjedhur, por janë të emëruar.

Protestuesit, që përfaqësojnë një spektër të gjerë të shoqërisë izraelite, e konsiderojnë reformën në përgjithësi si përpjekje për kontroll, të nxitur nga shqetësimet personale dhe politike të zotit Netanyahut, i cili po përballet me një proces gjyqësor për korrupsion,

Të hënën deputetët miratuan një ligj, që i pengon gjykatësit për të rrëzuar vendimet e qeverisë mbi bazën se janë “të paarsyeshme.” Vendimi u miratua nga 64 deputetë dhe asnjë vote kundër, meqë opozita e braktisi seancën.

Pas votimit, Ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, arkitekti i planit, tha se parlamenti ka bërë një “hap të parë në një process të rëndësishëm historik” për të reformuar gjyqësorin.

Pritet që protestat të shtrihen më tej. Lëvizja për Qeverisje Cilësore, organizatë e shoqërisë civile, menjëherë deklaroi se do ta ankimojë ligjin e ri duke e dërguar në Gjykatën e Lartë.

Organizata e dënoi miratimin e ligjit, duke thënë se “qeveria e ekstremistëve po dëshmon se synon t’ua imponojë ideologjinë e saj periferike miliona qytetarëve.”

“Askush nuk mund të parashikojë nivelin e dëmit dhe tensioneve shoqërore që do të shoqërojnë kalimin e këtij ligji,” theksoi organizata.

Protestuesit, shumë prej të cilëve mendojnë që plani qeveritar po cënon themelet e shtetit të tyre, bllokuan rrugët që çojnë në parlament; disa komplekse tregtare e pika karburantesh u mbyllën në shenjë proteste.

Duke shtuar presionin ndaj zotit Netanyahut, mijëra rezervistë ushtarakë kanë shprehur refuzimin e tyre për t’i shërbyer një qeverie, për të cilën ata thonë se po çon vendin drejt diktaturës. Këto veprime kanë nxitur frikë që gadishmëria e ushtrisë do të komprometohet.

Para votimit të së hënës, udhëheqësi opozitar Yair Lapid deklaroi se “jemi nisur drejt katastrofës.”

Votimi u mbajt vetëm disa orë pasi zoti Netanjahu doli nga spitali, ku ishte shtruar me urgjencë për të vendosur një ‘pacemaker’ në zemër.

Shtrimi i tij në spital, e bëri edhe më dramatike situatën, e cila po ndiqet me vëmendje nga Uashingtoni. Administrata e Presidentit Baiden ka reaguar shpesh kundër qeverisë së Kryeministrit Netanjahut dhe planit të tij për reformën gjyqësore.

Presidenti Baiden është shprehur kritik edhe ndaj hapave të qeverisë izraelite për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor./ VOA



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në fshatin Bistrovic në Dimal

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në fshatin Bistrovic në Dimal

Haradinaj: Kurti u nguli thika pas shpine veteranëve dhe SHBA

Haradinaj: Kurti u nguli thika pas shpine veteranëve dhe SHBA

Firmosi dy herë në vendimin për t’i marrë vulën Bardhit, Pampuri: Ishte keqkuptim

Firmosi dy herë në vendimin për t’i marrë vulën Bardhit, Pampuri: Ishte keqkuptim
















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com