Pas pezullimit të Luan Dacit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur në short 6 çështje të tij që janë në proces, për ta zëvendësuar.
Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Prelës, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Regleta Panajotit, Fatmir Lushit dhe Dritan Pekës nga Ina Rama.
Këto çështje janë në proces të cilat zhvillohen gjatë muajt korrik dhe në shtator.
Luan Daci u pezullua nga KPA pasi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për falsifikim të dokumenteve.
Bazuar te ligji në fuqi çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur pezullohet automatikisht deri në përfundim të gjyqit. /Opinion.al