Teksa ka përfunduar protesta e opozitës para parlamentit dhe pasi kanë kaluar disa orë nga seanca plenare, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend.
Seanca parlamentare vijon që prej orës 10:00 dhe që prej nisjes së saj disa deputetë të Partisë Demokratike vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren dhe ti bien bilbilit.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka vijuar me rendin e ditës.
Tashmë në seancën plenare po diskutohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla./Opinion.al