Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Patozit dhe Selamit, konfirmohet edhe një kandidat tjetër për PD-në

2017/07/01 at 2:52 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Patozit dhe Selamit, konfirmohet edhe një kandidat tjetër për PD-në

Një tjetër anëtar i PD-së ka konfirmuar se ka regjistruar kandidaturën e tij për kryetar për zgjedhjet e 22 korrikut. Bëhet fjalë për Erion Picirin, i cili ishte kandidat i PD-së në listën për Tiranën në zgjedhjet e 25 qershorit. Piciri ishte renditur i 26 në listë, shumë larg nga vendet fituese.


Piciri thekson se programi që ai ka “synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik”.

Deri më tani janë regjistruar tre kandidatura për kreun e PD-së, Eduart Selami, Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri, ndërsa pritet zyrtarizimi i Astrit Patozit dhe Lulzim Bashës.

Reagimi i Erion Picirit:

KANDIDAT PER KREUN E PARTISE DEMOKRATIKE

Sot depozitova kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike. Në këto momente të vështira që po kalon opozita shqiptare dhe vendi në tërësi, e ndjej si detyrim politik dhe qytetar të jap kontributin tim në ringritjen e kësaj partie historike. Prej 25 vjetësh e ndjek dhe studioj politikën, e kam pjesë të preokupimit profesional dhe besoj se me pjekurinë e moshës dhe formimit të konsoliduar akademik, mund të jap një kontribut vendimtar në ringritjen e një opozite të bashkuar, luftarake dhe mobilizuese në mbrojtje të interesave tona shoqërore.

Programi im synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik, të rikthejë konceptin e një partie ideologjike, vlerash dhe kauzash, të ridimensionojë PD-në si parti mazhoritare masash nga e djathta konservatore deri tek qendra social-liberale, të bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit, të konsolidojë rolin e grupeve themeluese (të përndjekur, pronarë të vërtetë, të diskriminuar krahinorë dhe fetarë), të rrisi peshën e grupeve udhëheqëse të shoqërisë (intelektualët, sipërmarrësit dhe të rinjtë), të krijojë kultin e moralit, njeriut të zot dhe rezultatit, të kufizojë rolin e kryetarit dhe të forcojë rolin e figurave fituese me përgatitje dhe potencial elektoral.

Mbajtja e zgjedhjeve me 22 korrik eshte e nxituar, joproduktive dhe ndarese, jo bashkuese dhe konsensuale. Koha është e papërshtatshme dhe pamjaftueshme për një garë të ndershme. Kam besimin se organet e partisë do institucionalizojnë procesin dhe do zgjedhin një datë të arsyeshme në fillim vjeshte, në respektim të statutit dhe standardeve. Kështu do rritet uniteti dhe besimi i të gjithëve tek misioni, procesi dhe vetë lidershipi i PD-së. Kështu hyjnë në garë të gjithë potencialet konkuruese të opozitës, aq te nevojshem ne kete moment renieje te thelle elektorale. Partia Demokratike, ashtu sic këmbënguli për zgjedhje të lira dhe të ndershme në rang kombëtar, do gjejë mëncurinë të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në gjirin e saj.

PD ka hyre ne nje krize rezultati, ne nje krize besimi te lidershipit dhe mund te hyje ne krize institucionale dhe mediatike nese nuk ve ne funksion mekanizmat demokratike te konkurimit. Lenia ne dore te ketij procesi te atyre qe jane traumatizuar nga humbja e gares mund te kete pasoja mbi vete unitetin dhe ringritjen e kesaj partie.

Tani eshte koha qe te gjithe te ruajme qetesine, te ruajme funksionimin statutor te partise, te gjejme unitetin dhe konsensusin per nje gare te hapur dhe te ndershme per te gjithe…

 

Etiketa: erion picirigara ne PDkryetari


Ju sugjerojmë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

4 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025 8:51 am
Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Para
ZYRTARE/ Milan shet futbollistin e njohur te rivali nga Serie A

ZYRTARE/ Milan shet futbollistin e njohur te rivali nga Serie A

Basha-Ramës:  Nuk bëhet Shqipëria me barsaleta, çitjane e basketboll

Kritikët e Bashës: Të shtyhen zgjedhjet për kreun e PD. Kemi 5 kushte

Burak- Fahriye shkëlqyen në dasmën e tyre !

Burak- Fahriye shkëlqyen në dasmën e tyre !
















TE FUNDIT

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
4 Dhjetor, 2025

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Dhjetor, 2025

DASHI Yjet e kësaj periudhe e intensifikojnë dëshirën tuaj për të qenë pranë partnerit tuaj. Do të ketë shumë momente...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com