Juventusi ka vendosur ta përdorë sërish fanellën me numrin 10. Pas një viti pa “pronar”, që pas largimit të Pol Pogbasë drejt Mançester Junajtidit, bardhezinjtë kanë vendosur t’ia besojnë peshën e një fanelle të tillë talentit argjentinas Paulo Dibala.
Numri 10 u përfol se do t’i jepej Federiko Bernandeskit në momentin që ai u ble nga Fiorentina, por drejtuesit e Juventusit vendosën që mos ta ngarkonin talentin italian me një peshë të tillë që në fillim.
Dibala i cili tashmë i ka treguar më së miri vlerat e tij dhe dalëngadalë po merr një rol lideri në skuadër, do të ketë nderin të mbajë mbi supe fanellën e mbajtur së fundmi nga Del Piero, Teves dhe Pogba.