Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pas një durimi të zgjatur opozita…”, Berisha: Rama nuk i lejon deputetët të paraqiten në Komisione

2023/11/01 at 11:29 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pas një durimi të zgjatur opozita…”, Berisha: Rama nuk i lejon deputetët të paraqiten në Komisione

Pas tensioneve në Kryesinë e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediat pas përplasjeve mes deputetëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, duke bllokuar zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë për projektbuxhetin e vitit 2024.

“Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroi dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti, të cilës mund t’i vihet edhe çdo deputet, por unë e rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fyese ndaj zonjës.

Por ua them këtu se nëse bëni një ripërsëritje të regjistrimeve tuaja, në mënyrën më të përsëritur e kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin me qëndrimet tua, duke shkelmuar Kushtetutën dhe rregulloren në mënyrë të përditshme.

Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlament ishte absolutisht fiktive. Kur ata 600 mijë votues që kanë votuar për këta, kishin zero përfaqësim në parlament, pasi përfaqësuesve të tyre iu mohohej de facto e drejta e tyre legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike, sepse opozita nuk kishte vota për miratimin e tyre, por trajtimi i tyre në parlament është detyrim kushtetues, është kusht themelor i një parlamenti pluralist.

31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës në emër të popullit që përfaqësojnë, por edhe të gjithë shqiptarëve se unë nuk besoj se iniciativa e minimumit jetik kishte të bënte vetëm me popullin opozitar, por me mbarë popullin shqiptar.

Dhe ishte një iniciative urgjente, e domosdoshme dhe plotësisht e përballueshme nga financat e shtetit.

Janë me dhjetëra amendamente të tjera. është amendamenti i heqjes së parashkrimit për kryeministrin. Jam unë që e kam paraqitur atë amendament dhe shumë të tjera. Asnjë prej tyre.

Edi Rama nuk lejon të paraqiten as në sallën e parlamentit, as në komisione, në mënyrë që qytetarët të mos mësojnë për këto iniciativa.

A ka gjë më absurde se sa të privosh deputetët nga atributi kryesor kushtetues i tyre, e drejta legjislative, e drejta ligjbërëse.

Këtë të drejtë në Kushtetutë e ka kryeministri, e ka deputeti dhe 20 mijë qytetarë.

Këtë të drejtë, Linda e parlamentit me urdhër të Edi Ramës, ua heq deputetëve të opozitës.

Nuk mund të pranohet kurrë që të mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

Neni 77 i Kushtetutës, thotë në nenin 2, se Kuvendi është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

Opozita ka dorëzuar firmat jo për 6 sa kam deklaruar përpara, por për 8 komisione hetimore parlamentare. Janë mohuar që të teta në mënyrën më antikushtetuese, më antidemokratike.

Atëherë pse janë deputetët e opozitës në parlament? A nuk janë ata për të kontrolluar qeverinë dhe veprimtarinë e saj?

Objekt i hetimit kanë qenë koncesionet, sterilizimit në të cilat Edi Rama me Beqën e tij, duke i dhuruar kompanisë së vet të gjitha mjediset, duke i dhuruar aparaturën ultramoderne të blerë me fondet publike, kompanisë së tij, duke deklaruar se kjo do të ulë çmimin 3-4 herë në sterilizime, e kanë rritur 83 herë çmimin e sterilizimeve me dokumente. E kanë bërë atë dy herë më të shtrenjtë se Gjermania”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
Para
Deputetët e opozitës nuk lejojnë ministrin e Financave të hyjë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Deputetët e PD s’lejuan hyrjen nëpër salla, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Arrestohen dy të reja nga Italia në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike me vete

Dhunoi nënën e njerkun dhe iu mori me forcë para, në pranga një 26-vjeçar në Patos

A rrezikon burgun deputeti i PD? Berisha: Ta dijë Edi Rama, ky është vetëm fillimi

A rrezikon burgun deputeti i PD? Berisha: Ta dijë Edi Rama, ky është vetëm fillimi

TE FUNDIT

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare...

Lexo më shumë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Burrë e grua të plagosur me armë zjarri, vajza e tyre e lënduar. Është ky bilanci i një ngjarjeje sa...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com