Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas ndarjes nga Mimoza, Seldi shfaqet krah vajzës seksi të Sabianit

2018/12/11 at 12:13 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
I përmendin Mimoza Shkodrën, revoltohet Seldi: Pastroje shpirtin e zi

Disa muaj pasi Seldi Qalliu u nda nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai po vazhdon karrierën e tij në Tiranë, ndërsa e shohin në garën VIP të spektaklit “Dance with Me”.


Ndërkohë që në atë garë e shohim në krah të partneres Rashel Kolaneci, në evente ai shihet në shoqërinë e vajzës së Sabianit, Keisi Medinit. Ata janë fotografuar në sfilatën e “Xhoi&Xhei” pak ditë pasi është vënë re një afrimitet i tyre në rrjetet sociale, ku shkëmbejnë mesazhe apo emoji me puthje e zemra.

Por, sipas burimeve tona, pas këtij afrimiteti fshihet një bashkëpunim, një këngë e re që pritet të publikohet së shpejti. Keisi do të jetë kështu këngëtarja e parë në duet me Seldin, pas ndarjes së tij nga Mimoza, fejesa me të cilën u shoqërua me shumë bashkëpunime.

Direkt pas fejesës me Mimozën, ai realizoi klipin “Dashni”, me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012. Nga ana tjetër, vajzën e Sabianit do e shohim për herë të parë në debutim muzikor pas zërave se do të bashkëpunonte me Noizyn.

Para pesë muajsh, 17-vjeçarja ngriti temperaturat në klipin e të atit. “Pa ty dashni”, titullohej klipi i Sabianit me Marselin, ku si imazh pamë vajzën e tij aq shumë të komentuar në media për pamjen. Ndërkohë që kishte kohë që flitej se vajza e tij do i hynte muzikës si këngëtare e grupit “OTR”, Sabiani e prezantoi vajzën si modele në klipin e tij.

Keisi është vajza nga martesa e parë e Sabianit, e cila në këtë klip shfaqet me gërshetat e të atit. Ajo është 17 vjeçe dhe u bë e famshme në një kohë të shkurtër, pas një interviste që dha për një televizion të Kosovës. Sipas Sabianit, ajo nuk është vetëm një modele e pëlqyer, por ka dhe zë shumë të bukur në të kënduar.

Për babain e saj, Sabianin, i cili ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor, fakti që e bija e tij po bën bujë në kohë të shkurtër nuk është rastësi. “E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën. Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme nga një miniprezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja, tani s’po ndalen më portalet…” Sa i takon talentit për të kënduar, ai përgjigjet: “Mua më ngjan me Jessie J, por edhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull. E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm!”, thotë ai.

Ndërsa në lidhje me komentet që bëhen për jetën e saj luksoze, përgjigjet: “Jetë luksoze s’mund të them. Por asgjë s’i mungon nga ato që kërkon të ketë e që ka nevojë. S’e kam idenë se kujt i thonë ‘luks’, gjithsesi çdo gjë me një cak dhe pa ekzagjerime”, shprehet Sabiani. Le të shohim se sa talent do të ketë ajo si këngëtare në duetin me Seldin.

Etiketa: mimozaseldi


Ju sugjerojmë

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Para
Batuta, Studenti: Pasi na goditen, tani thonë a të diskutojmë për dajakun

Batuta, Studenti: Pasi na goditen, tani thonë a të diskutojmë për dajakun

Horoskopi, 25 Shtator 2018

Horoskopi, 11 Dhjetor 2018

Video/ Bojkotohet mësimi në gjimnazet e Tiranës

Video/ Bojkotohet mësimi në gjimnazet e Tiranës
















TE FUNDIT

Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme

Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme
25 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme, për të vazhduar...

Lexo më shumë

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…
25 Qershor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump. I pyetur nga gazetarët nëse kishte diskutuar...

Lexo më shumë

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës
25 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump në samitin e Hagës ka lënë të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje
25 Qershor, 2025

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com