Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas miratimit të reformës në drejtësi, FBI zbarkon në Tiranë

2016/07/23 at 5:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas miratimit të reformës në drejtësi, FBI zbarkon në Tiranë

Zbatimi i Reformës në Drejtësi do të duhet të nisë pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani.

Por konkretizimi i saj do fillojë në muajin shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjyqësorit.

Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë.

Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë.

Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut.

Në fakt Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit, shkruan Tesheshi.

Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit.

Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç.

Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi.

Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.

Ju sugjerojmë

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
Bota

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

30 Korrik, 2025 5:59 pm
Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Rajoni

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

30 Korrik, 2025 5:37 pm
Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
Aktualitet

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

30 Korrik, 2025 5:06 pm
Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!
Aktualitet

Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!

30 Korrik, 2025 4:57 pm
Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë

30 Korrik, 2025 4:39 pm
25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma
Bota

Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

30 Korrik, 2025 4:22 pm
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
Bota

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 Korrik, 2025 4:06 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

GJL lë në fuqi masën e sigurisë për dy ish-zyrtarët e akuzuar për sulmin ndaj SPAK

30 Korrik, 2025 3:56 pm
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

30 Korrik, 2025 3:40 pm
Para
Foto/ Rita Ora ‘shkund’ rrugët e Nju Jorkut

Foto/ Rita Ora ‘shkund’ rrugët e Nju Jorkut

U njoh me “Toni Montanën” nga Lezha, 23 vjeçarja përfundoi prostitutë

U njoh me "Toni Montanën" nga Lezha, 23 vjeçarja përfundoi prostitutë

Numri i të vdekurve në Kabul shkon në 80 persona dhe 231 të plagosur

Numri i të vdekurve në Kabul shkon në 80 persona dhe 231 të plagosur

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
30 Korrik, 2025

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar sërish bizneset që veprojnë përgjatë rrugëve kombëtare të lirojnë hapësirat e...

Lexo më shumë

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
30 Korrik, 2025

Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të Kinës,...

Lexo më shumë

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
30 Korrik, 2025

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
30 Korrik, 2025

Qeveria paraqiti për konsultim një draft të ri të Kodit Penal që sjell ndryshime rrënjësore, të cilat, në disa raste,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com